Lista e parë e Panucci-t në krye të Kombëtares, konfirmohen risitë dhe mungesat e rëndësishme

627
Trajneri i Kombëtares, Chriatian Panucci, ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e ardhshme për Kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Në listën e hartuar për herë të parë nga trajneri italian që pas vendosjes së tij në krye të Kombëtares, vihen re tre emra të rinj të thirrur për herë të parë.
Ashtu siç ishte përfolur edhe më parë në media, Panucci për ndeshjet e radhës kundër Litenshtejn dhe Maqedonisë ka thirrur tre futbollistët Ivan Balliu, Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi.

Por njëkohësisht, ai ka vendosur të mos grumbullojë për këtë ndeshje Taulant Xhakën, Ergys Kaçen, Shkëlzen Gashin dhe Naser Alijin, me këtë të fundit që është i vetmi “i justifikuar” për shkak të një dëmtimi të pësuar që e ka lënë jashtë fushave të lojës. Mungesë e paparashikuar është ajo e Ermir Lenjanit, i cili së fundmi kishte filluar të aktivizohej rregullisht me Sionin në kampionatin zviceran të futbollit.


Sigal