Lista e Kombëtares, Abazaj, Prenga e Lika, tre “moskëtierët” e rinj

818
Trajneri i ekipit tonë Kombëtar të futbollit, Kristian Panuçi, ka publikuar dje listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë. Risia e kësaj liste është Kristal Abazaj, por edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë, ndërsa një pjesë tjetër do të mungojnë edhe për shkak dëmtimi. Në këtë listë është edhe Herdi Prenga, ish-mbrojtësi i Shqipërisë U-21, i cili luan te Inter Zapreshiç në Kroaci, si edhe Bujar Lika, mbrojtës 25-vjeçar që në merkaton e janarit kaloi nga Shafhauzen në Gjermani, te Grasshopers në Zvicër. Gjithashtu, Enis Gavazaj është pjesë e Kombëtares A, duke u ftuar më në fund, sepse kishte kohë që vëzhgohej nga trajneri Panuçi. Skuadra do të ndeshet të hënën më 26 mars me Norvegjinë, një miqësore që do të luhet në “Elbasan Arena”, në ora 19:00.
Ja lista e 24 lojtarëve të grumbulluar
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha
Mbrojtës: lseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Berat Djimshiti, Herdi Prenga, Naser Aliji, Emir Lenjani, Arlind Ajeti, Bujar Lika
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Sabien Lilaj, Taulant Xhaka, Kamer Qaka, Andi Lila, Eros Grezda, Odise Roshi, Kristal Abazaj, Enis Gavazaj, Liridon Latifi
Sulmues: Bekim Balaj, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi
Sigal