Lista e Juventusit për turin aziatik

512
Sigal

Juventusi është gati për të nisur turin aziatik, ku do të angazhohet në tre takime në Singapor, Kinë dhe Korenë e Jugut, teksa Maurizio Sarri ka bërë të ditur edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete.

Kështu nuk ka udhëtuar me skuadrën Chiellini, për shkak të një dëmtimi, ndërsa në Torino kanë mbetur edhe Pjaca, Ramsey, Douglas Costa, Khedira e Perin, të cilët po vazhdojnë me programin e tyre të rikuperimit.

Nga ana tjetër, do të jetë vetëm për ndeshjen e parë në Singapor përballë Tottenhamit, mbrojtësi turk Merih Demiral, i cili më pas do të rikthehet në Itali, pasi nuk është pajisur me vizë për të hyrë në Kinë.

Me skuadrën do të udhëtojë edhe Gonzalo Higuain, i cili ndryshe nga sezonet e tjera, këtë herë ka marrë fanellën me numrin 21, duke lënë bosh numrin 9, që me shumë gjasa është rezervuar për ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Image