Lionel Messi fiton trofeun e ‘Këpucës së Artë’, barazon Cristiano Ronaldon

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka marrë për të katërtën herë trofeun e ‘Këpucës së Artë’ mbrëmjen e së premtes, pasi ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër në ligat e mëdha të Europës sezonin e kaluar.

Messi ka arritur rekordin e rivalit të tij të përhershëm të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ai shënoi 37 gola në La Liga sezonin e kaluar dhe Barca siguroi vendin e dytë në tabelë.

30-vjeçari fitoi ‘Këpucën e Artë’ në vitin 2009-’10 me 34 gola, 2011-‘12 (50 gola) dhe 2012-‘13 (46 gola).

Trofeu iu dorëzua nga shoku i tij i shkuadrës Luis Suarez, i cili fitoi çmimin në 2015-16 me 40 gola.

Messi falenderoi shokët e skuadrës që e ndihmuan të shënonte aq shumë gola, duke u shprehur se është më i lumtur se kurrë që luan futboll, që kur debutoi për herë të parë 13 vite më parë me ekipin e Barcelonës.

Andres Iniesta dhe Sergio Busquets gjithashtu ndoqën ceremoninë në Barcelonë.

Messi, Ronaldo dhe Suarez kanë dominuar këtë çmim për nëntë vitet e fundit.