Futbollisti  i Kombëtares së  Argjentinës,  Lionel Mesi shënoi golin e 400-të në ndeshjen kundër Eibar. Ai shënoi në minutën 53 në ndeshjen që Barcelona fitoi me 3:0, duke u bërë  kështu si lojtari i dytë në historinë e futbollit që shënon 400 gola.

I vetmi që arriti të bënte këtë ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi ka nëntë gola më shumë se Messi, ndërsa ky i fundit ka 63 ndeshje më pak.

Megjithatë, Ronaldo shënoi të gjithë golat e tij në “Premier League” te Manchester United, “La Liga” në Real Madrid dhe tani “Serie A”  tek Juventus, ndërsa Mesi shënoi 400 gola në Spanjë, duke e bërë atë të vetmin lojtar në historinë e futbollit spanjoll.