Lindita Nikolla: “Ligj të ri për Sportin”

563
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve: “Politika nuk do ta dominojë më sportin si dikur”

Ministria e Arsimit dhe Sporteve zhvilloi një tryezë të zgjeruar me të gjithë protagonistët e sportit shqiptar, në lidhje me strategjinë që ajo do të ndjekë për “Sportin e gjeneratës tjetër”. Në këtë takim shumë të rëndësishëm merrnin pjesë, rektorë universitetesh, drejtuesit e KOKSH-it, presidentët e sekretarët e federatave sportive, specialistë të njohur, ish-sportistë elitarë, trajnerë të ekipeve kombëtare, të tillë si: Dh. Kule, V. Rizvanolli, V.Bezhani, S.Bello, M.Bushati, G.Beqiraj, Sh.Rreli, A.Çiraku, A.Duka, M. Papadhopulli, E.Gjozaj, Ll.Heqimi, I.Shulku, B.Kasmi, D.Mata, B. Nallbani, e emra të tjerë të rëndësishëm të botës së sportit. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. “Muhamed Ali thoshte: “Kam urryer çdo moment të stërvitjes por i kam thënë vetes sime mos u dorëzo. Vuaj tani dhe jeto pjesën tjetër të jetës si një kampion”. Unë do të doja këtë thënie të këtij kampioni të madh ta kthenim në një aksiomë përkushtimi të përbashkët me secilin prej jush për t’i dhënë mundësinë çdo të riu dhe të reje të pasionuar, çdo talenti të sportit shqiptar për të jetuar realisht si një kampion”, – tha në fjalën e saj ministrja Lindita Nikolli. “Do të punoj fort si një sportdashëse dhe politikbërese do të bëj gjithçka, për një sport më cilësor, për të punuar së bashku që të mos mungojë vëmendja e shtetit, e qeverisë ndaj talenteve. Programi i Sportit është pjesë e sportit. Duhet t’i shohim realitetin në sy. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe ta transformuar atë. Ta nisim edukimin e shëndetshëm që nga kopshti. Të vetëdijshëm, për atë që ndoshta nuk është bërë në lartësinë e duhur, kjo do të ndihmojë që të jeësojmë programin. Ju i dini hallet dhe shqetësimet, por ne, në këto 100 ditë të para të qeverisë, padyshim e kemi parë edhe këtë pjesë të detyrës sonë, veshur me përgjegjësi të reja do të thosha. Kam një arsye të krenohem, pasi kam firmosur Statutin e Komitetit Olimpik Shqiptar. Kishte vite që kjo gjë nuk realizohej, për arsye që sigurisht nuk ishin arsye. Firmosja e këtij statuti është vetëm një moment i parë që do të pasohet padyshim me më shumë projekte dhe vendimarrje të reja jo vetëm për Komitetin Olimpik, por për sportin në tërësi. Kemi gjetur terrene sportive të shkatërruara, burime njerëzore të lëna në harresë, apo dhe vetë organizma sportivë të ç’organizuar.  Kemi gjetur terrene sportive të shkatërruara, burime njerëzore të lëna në harresë, një mangësi tjetër të madhe që shërben si ai tharmi që ne mos të mundim të përparojmë në programin tonë për sportin, që ka të bëjë me ligjin për sportin. Duke shikuar masën e ndërhyrjeve që duhet të bëhen në ligjin ekzistues për të parë mundësinë për të ndryshuar dhe për të shkuar të gjithë bashkë në një ligj të ri për sportin, që do të rivitalizojë të gjithë atë situatë, por edhe do të jetësojë ndryshimet që secili prej nesh pret. Kemi filluar punën për hartimin e një Ligji të ri për Sportin”, tha ministrja Nikolla. Ajo tha se, Drejtoria e Sporteve do të investigojë dhe do të dëgjojë realisht problematikën e sportit në vendin tonë, në projekte afatgjata. “Kemi një filozofi të re, pavarësisht se ne vemi nga një traditë goxha e vyer në lidhje me edukimin fizik në shkollë. Kemi filluar një investigimi të plotë në çdo shkollë të Shqipërisë, për nevojat e tyre. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, në 13 Drejtoritë Rajonale të Arsimit nga një specialist të sportit. Është ngritur një grup pune për të kategorizimin e sporteve. Nuk do të fshihem pas vështirësive, apo gabimeve të së kaluarës. Kur ka pasion e përkushtim, atëherë gjenden edhe buxhetet për projektet. Privatizimi i klubeve sporteve. Për këtë qëllim, është ngritur një grup pune në lidhje me mirëmenaxhimin e të drejtës televizive, të të ardhurave”. Gjithashtu ministrja Nikolla foli edhe për projektin pilot me më se 36 shkolla të ndryshme për çështjen e futjes së programeve sportive, një projekt i cili në përfundim të studimeve që po bëhen, do të rikthehet në masivizimin e dikurshëm. ““Në të njëjtën kohë do të vijojmë të punojmë edhe për privatizimin e klubeve sportive. Drejtoria e Sportit në bashkëpunim me grupin e punës së programit, ka arritur të ndërtojë një rreth funksional për të drejtat televizive, shfrytëzimin e stadiumeve dhe sponsorizimin, pa të cilat nuk mund të arrihet ky qëllim i Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me federatat sportive

për të mundësuar një startim të ri. Nuk dua ta përmend, por është e patolerueshme që ne të jemi në këtë lloj vakumi në të cilën është Federata, ku sot takoj një president dhe nesër më duhet të takoj një tjetër, përsëri për të njëjtën federatë. Do të japim përmes një komunikimi të vazhdues hëm qartësie dhe qetësie në vendimmarrje edhe një formëzim të ri”. Në 36 shkolla pilot që janë zgjedhur për të filluar të parat projektin, “Shkollat, qendrat komunitare” do të jenë modele për zhvillimin dhe më tej të sportit në shkolla”. Ministrja Nikolli theksoi se, do të krijojë partneritete me të gjithë aktorët dhe faktorët që mundësojnë kultivimin e sportit, për të ndërtuar frymën në ekip, apo për të jetuar si një kampion. “Do të jem një dëgjuese shumë e mirë e sugjerimeve dhe problemeve që do të ngrini”.

 Deputeti Ylli: “Sporti, me një vizion të ri”

 Deputeti Fidel Ylli, anëtar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, njëherësh edhe promotori i hartimit të draftit “Për një rilindje të sportit shqiptar” të prezantuar nga Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare, tha se ndihej mirë që “për herë të parë pas 23 vjetësh në Shqipëri, në tavolinën e politikës hidhet fjala ‘sport’. Mendoj se, kjo është një arritje e madhe jona, e të gjithëve ne, që kemi punuar për një draftprogram që udhëtoi nga Kosova në Athinë, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë qytetet e komunat, për të marrë mendime nga specialistët. Tani erdhi momenti, që ky draft të jetë pjesë e një programi qeverisës. Nuk duam që ky program të mos mbetet në letër. Ministrja më ka premtuar se do të merret personalisht me sportin”. Deputeti Ylli tha se, është i bindur se më në fund ka ardhur momenti i bashkëpunimit me të gjithë faktorët sportiv, pa dallime politike. “Është koha për të promovuar idetë të reja. Sot, kemi Rektorin e Universitetit të Tiranës, të Sporteve, sekretarë federatash pavarësisht bindjeve të majta apo të djathta janë të çliruar nga uzurpimi politik se do të hiqen nga puna në rast se do të shkojë nesër se do të bëjë Partia Demokratike një tavolinë të rrumbullakët për sportin, apo qoftë një parti tjetër opozitare. Sporti në vizionin tonë është një hap përpara këtyre politikave të egra dhe ne duhet të jemi bashkë në çdo moment, në çdo tavolinë për të dhënë ide dhe mendime si të përmirësojmë sportin që kemi jetën tonë. Kemi vite që ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, atëherë përse duhet të ndajë politika? Ne duam që të mos kemi federata me dy koka. Kishte 22 vjet pa u firmosur statuti i Komitetit Olimpik, për mediokritetet e njerëzve që kanë punuar në ministri, të majtë apo të djathtë. Në vizionin tonë, të mos  flasim vetëm për futbollin, apo peshëngritjes, por të mos shohim më njërin me tuta të kuqe dhe tjetrin blu; që të mos i marrin paratë kur ka mbaruar Olimpiada, por më përpara, për kualifikimin e trajnerëve, stërvitjen e sporteve. Sporti është imazh. Ju e patë se çfarë pritje i bënë Majlinda Kelmendit në Kosovë. E kemi ndryshuar tri herë Ligjin e Sportit, për interesa të bizneseve. Do të ndryshojmë frymën e ligjit”, – tha deputeti Ylli.

Dy skuadrat me më shumë trofe në kompeticion largohen pas shtesave dramatike në Shkodër e Tiranë

 Eliminohen Partizani e Tirana, Kastrioti e Bylisi luajnë teatër

 Partizani dhe Tirana janë eliminuar në mënyrë dramatike nga Kupa e Shqipërisë, respektivisht nga Vllaznia e Lushnja, duke mos arritur as në çerekfinalet e kompeticionit. Të dy ekipet kryeqytetase, të cilat e kanë fituat nga 15 herë trofeun (më shumë se kushdo tjetër) nuk kanë arritur të kalojnë shkodranët dhe lushnjarët, edhe pse kanë pasur në dispozicion plot 120 minuta për të bërë të mundur kualifikimin. Partizani humbi 1-0 me Vllazninë (ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0 në “Qemal Stafa”), ndërsa Tirana barazoi 1-1 me Lushnjën (ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për Lushnjën në “Roza Haxhiu). Bardheblutë e nisën mirë ndeshjen dhe qysh në minutat e para treguan një formë të mirë dhe dëshirë për të fituar. Në minutën e 30-të vjen dhe goli për Tiranën, një gol i shkëlqyer, i realizuar nga goditja e dënimit, nga Erando Karabeci. Gjithsesi, 90-minutëshi u mbyll me rezultatin 1-0, që do të thotë se do vazhdonte shtesa. Në minutën e 114-të, është Mikel Canka, që me golin e tij dërgon Lushnjën në çerekfinale, teksa Tirana e ka të pamundur të reagojë. Në krahun tjetër, Partizani shkonte me 11-shen më të mirë në Shkodër, ndërsa i mjaftonte vetëm një gol për të arritur kualifikimin, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0. 90-minutëshi nuk ka sjellë shumë raste, dhe përgjithësisht është luajtur në mesfushë, ndërsa vetëm në 20 minutat e fundit u rrit disi ritmi i lojës, por pa sjellë asnjë rezultat. Me fillimin e shtesës, është Alsid Tafili që zhbllokon rezultatin pas plot 104 minutash, duke i dhënë një avantazh të shkëlqyer kuqebluve, dhe duke u prerë praktikisht biletën për në raundin tjetër. Me këto rezultate, kryeqyteti nuk do të përfaqësohet me asnjë ekip, teksa Dinamo është eliminuar qysh në raundin e parë pas humbjes me Bylisin. Rezultati i ndeshjes së luajtur në Krujë, mes Bylisit dhe Kastriotit, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë ka hedhur poshtë dyshimet, dhe në të njëjtën kohë në njëfarë mënyre ka konfirmuar pazarin mes këtyre dy ekipeve. Në raundin tjetër do të shikojmë ndeshje interesante. Fituesit në fuqi të turneut, bardhezinjtë e Laçit do të luajnë me kampionët në fuqi të Skënderbeut. Ndërkohë, sfidë interesantë është edhe ajo mes Kukësit dhe Bylisi, ku verilindorët janë favoritë për të kaluar në gjysmëfinale. Flamurtari, që mposhti lehtësisht Tomorin në këtë raund, do të ketë një sfidë të vështirë dhe me shumë histori në mes, përballë Vllaznisë. Ndeshja e fundit çerekfinale është ajo mes Teutës, që eliminoi Shkumbinin, dhe Lushnjës që eliminoi Tiranën.

KUPA E SHQIPËRISË

TURI I DYTË

NDESHJET E KTHIMIT

Grupi A

SKËNDERBEU–MAMURRASI 2-0

Shënues: Mario Morina 34′, Klaudio Hyseni 39′

Ndeshja e Parë: (4-1)

TIRANA–LUSHNJA 1-1

Shënues:  Erando Karabeci 30′ / Mikel Canka 114’

Ndeshja e Parë:  (0-1)

TEUTA–SHKUMBINI 2-0

Shënues: Ansi Nika 23′, Vedat Muriqi 87′

Ndeshja e Parë: (0-0)

LAÇI–BESA 4-2

Shënues: Emiliano Veliaj 42′, Valdano Nimani 63′, Taulant Sefgjini 81′, Spartak  Ajazi 89′/ Solla74′, Saimir Celhaka 90+2′

Ndeshja e Parë: (2-0)

Grupi B

FLAMURTARI–TOMORI 4-2

Shënues: Lorenc Shehaj 25′, 50′,  Dejvi Bregu 42′, 61′/ Remi Berberi 52′, Arbjon Myzyri 83′

Ndeshja e Parë: (2-0)

KASTRIOTI–BYLIS 2-3

Shënues: Oriand Abazaj 28′,  Enco Malindi 42′ / Julian Gërxho 46′, Adenji Xhejms 50′, Mikael Ikpe 59′

Ndeshja e Parë: (1-1)

KUKËSI–APOLONIA 4-0

Shënues: Gerhard Progni 42′, Vilfor Hysa 50′,  Lazar Popoviç 70′, Gentian Manuka 83′

Ndeshja e Parë: (0-1)

VLLAZNIA–PARTIZANI 1-0

Shënues: Alsid Tafili 104’

Ndeshja e Parë: (0-0)

ÇEREKFINALET

Skënderbeu–Laçi

Teuta–Lushnja

Flamurtari–Vllaznia

Kukësi–Bylis