Lika nuk fshihet më: “Duam të fitojmë titullin kampion”

495
Sigal

Trajneri i Partizanit: “Ndonjëherë i komplikojmë vetë gjërat. Pësuam një gol absurd me Besën”

Partizani fitoi 3-1 ndaj një Besë që luajti për gati 35 minuta me dhjetë lojtarë, por të kuqtë shkëlqyen vetëm në pjesën e dytë, një “Qemal Stafa” pa shikues. Dopieta e Renato Hyshmerit dhe rrjeta e Ertan Demirit u garantuan fitoren e dytë në po aq ndeshje ndaj Besës, si dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pas ndeshjeve të javës së 15-të. Partizani ndodhet sërish katër pikë më pak se lideri Skënderbeu, me të cilin do të përballen në javën e parafundit të fazës së parë në kryeqytet.

Megjithëse fitoi 3-1, trajneri Lika i Partizanit nuk u pa shumë i lumtur në fund të ndeshjes: “Ndonjëherë i komplikojmë gjërat dhe pësojmë gola absurdë. Megjithatë kam një skuadër me zemër të madh dhe kundër Besës reaguam dhe fituam me rezultatin 3-1. Kemi reaguar mirë disa herë dhe kundër Bylisit apo dhe kundër Lacit. Po, ne duam të fitojmë titullin kampion dhe nuk është më sekret. Ju mendoni që fitoret janë të thjeshta por ndodh që dhe kundërshtarët kanë lojtarë cilësorë. Kjo fitore ishte për tifozët, që nuk ishin të pranishëm sepse dyert e stadiumt tonë ishin mbyllur për shkak dënimi”.

NDESHJA

Të “Kuqtë” e Hasan Likës janë gjendur në vështirësi, teksa Fatjon Sefa do t’i kalonte verdhezinjtë në avantazh në minutën e 27-të, duke krijuar jo pak panik te lojtarët dhe në bankinën e Partizanit. “Demat” nuk ishin shumë të qartë në pjesën e parë, duke qenë konfuzë në fazën sulmuesve, e thyer lehtësisht nga muri i mbrojtjes kavajase. Nga ana e tij, trajneri i Besës, Artan Mërgjyshi, e kishte bazuar filozofinë e lojës me kundërsulm, duke i zënë shpesh në befasi mbrojtësit e Partizanit. Gjithsesi, Partizani e mbylli ndeshjen në barazim 1-1, falë golit të realizuar nga elbasanasi Renato Hyshmeri në minutën e 41-të. Pjesa e dytë është e tera e kuqe, jo vetëm për nga golat e shënuar, por dhe nga volumi i lojës së krijuar. Portieri i Besës, Ibrahim Bejte kryen një ndërhyrje të gabuar dhe kryesori Jubica nuk toleron. Akordon penallti për Partizanin dhe ndëshkon me të kuqe portierin e Besës. Renato Hyshmeri nuk gabon nga pika e bardhë, duke shënuar golin e avantazhit për Partizanin. Ky ishte goli i tij i katërt me Partizanin këtë sezon, përfshirë edhe dy të tjerë me Laçin dhe Kastriotin. Besa luan me dhjetë lojtarë, ndërsa në portë futet i riu Dako. Me një lojtar më pak, Besa i ka më të pakta daljet drejt portës së Partizanit. Trajneri Lika bën zëvendësime duke freskuar formacionin e tij dhe me pragmatizëm arrin jo vetëm të mbrojë rezultatin, por të “vulosë” gjithçka në shifrat 3-1 në minutën e tretë shtesë me Ertan Demirin. Kjo do të thotë 3 pikë më shumë dhe konsolidim i vendit të dytë, me 26 pikë, katër më pak se Skënderbeu i vendit të parë dhe tri më shumë se Teuta e vendit të tretë. Në javën e 16-të, Partizani do të luajë në Vlorë kundër Flamurtarit, ndërkohë që vitin futbollistik do ta mbyllë kundër Kukësit në “Qemal Stafa”.

Ndeshjet e javës së 15-të të Kategorisë Superiore startuan të shtunën. Skënderbeu fitoi 1-0 me Tiranën, falë golit të mesfushorit të Kombëtares, Sabien Lilaj, në minutën 58-të. Kampionët e vendit në fuqi konsoliduan kryesimin e renditjes, duke ruajtur diferencën prej katër pikësh me Partizanin e vendit të dytë, ndërsa bardheblutë pësuan e 10-të në 15 ndeshje (më shumë se çdo ekip tjetër). 24 herë kampionët e Shqipërisë vazhdojnë kursin drejt një kategorie më poshtë, pra së Parës, atje ku aktualisht ndodhet Dinamo. Edhe Bylisi fitoi me një gol ndaj Lacit, ku nigeriani Izucuku ka rezultuar vendimtar për tri pikët e arta të ballshiotëve. Trajneri italian e Teutës, Roberto Sorrentino, regjistroi fitoren e parë në stolin e Teutës, në atë sukses 2-1 ndaj Kukësit në “Niko Dovana”. Një eurogol i Gerhard Prognit, shënuar me fillimin e pjesës së dytë, nuk i ka rezistuar më shumë se shtatë minuta barazimit të durrsakëve, falë golit të Dostit, ndërsa katër minuta para fundit të kohës së rregullt ka vulosur gjithçka një shkodran. Ansi Nika ka prekur për herë të dytë rrjetën e Argent Halilajt në minutën e 86-të, duke rikthyer suksesin në kampin durrsak pas pesë javësh “agjërim” në këtë drejtim. Kujtojmë se në minutën e 77-të, “djemtë e detit” kanë pasur mundësinë e artë për të shënuar me parë golin e fitores së munguar prej disa javësh radhazi, teksa Julian Ahmataj ka goditur nga penalltia, por elbasanasi ka gabuar përballë Halilajt.

 Minutat e fundit

 Partizani është shumë rezultativ në minutat e fundit të ndeshjes. 38% e golave të kuq janë shënuar në minutat 75-90’ (përfshirë dhe shtesat). Në këtë hark minutash, të kuqtë kanë realizuar 6 gola.

 Pjesa e dytë

 Partizani nuk shprehet sa duhet në pjesë e parë, në harkun e 45 minutave të para, skuadra ka shënuar vetëm 4 gola, kundrejt 12 golave të pjesës së dytë, pra ka shënuar 2/3 e golave në këtë fraksion/

Ndeshja e Kupës

 Të mërkurën, Partizani do të luajë kundër Vllaznisë, në ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë. Takimi i parë në “Qemal Stafa” përfundoi pa gola. Partizani kualifikohet me çdo barazim me gola.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XV

 Dje, 15 dhjetor 2013

PARTIZANI-BESA    3-1

Golat: Hyshmeri 41’, 61’ (pen), Demiri 90+3’ / F.Sefa 27’

VLLAZNIA-LUSHNJA   2-0

Golat: Bushic 49’ (pen), 78’

KASTRIOTI-FLAMURTARI    0-0

Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, E.Bicaku

Të shtunën, 14 dhjetor 2013

TEUTA-KUKËSI 2-1

Golat: Dosti 63’, Nika 86’ / Progni 56’

BYLISI-LAÇI     1-0

Golat: Izucuku 38’

SKËNDERBEU-TIRANA     1-0

Golat: S.Lilaj 58’

RENDITJA

1    Skënderbeu      15   +11  30

2    Partizani       15   +4   26

3    Teuta           15   +0   23

4    Laçi            15   +0   22

5    Bylis           15   +3   21

6    Flamurtari      15   +3   21

7    Vllaznia        15   +4   21

8    Kukësi          15   +0   19

9    Besa            15   -4   18

10   Lushnja         15   -5   18

11   Kastrioti       15   -5   16

12   Tirana          15   -11  11

Tomislav Bushiç mposht i vetëm Lushnjën dhe barazohet me Xhafajn në listën e kryegolashënuesve

 Një kroat rikthen humorin në Shkodër

 Dy golat e sulmuesit kroat Tomislav Bushiç në pjesën e dytë, i kanë mjaftuar Vllaznisë të mundë Lushnjën me rezultatin 2-0.

Bushic ngjitet kështu në kuotën e 9 golave në kampionat, duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë të Superiores bashkë me vlonjatin e Teutës, Daniel Xhafaj. Kroati i Vllaznisë u ka dhënë tri pikë tepër të çmuara kuqebluve të Agim Canajt, duke rikthyer qetësinë në kampin shkodran dhe futur në krizë lushnjarët. Ndonëse kuqeblutë vinin me mungesa në këtë ndeshje, ato nuk janë ndjerë. Në pjesën e parë në fakt loja nuk është ngjitur aty ku duhet. Vetëm tre raste për Vllazninë teksa në minutën e 8-të Shtubina duhej të kishte shënuar me kokë por topi është pritur nga portieri Spaho, në minutën e 17-të Hajdari shmang tre futbollistë dhe gjuan mbi traversë ndërsa në minutën e 45-të Hajdari ekzekuton një goditje dënimi dhe topi kalon ngjitur me shtyllën. Fillimi i pjesës së dytë shoqërohet me dy zëvendësime të menjëherë nga ana e trajnerit Samuel Nikaj që e drejtonte skuadrën në këtë takim për shkak të pezUllimit të Canajt. Tafili i lë vendin Bardullës ndërsa Shtubina Dibrës. Loja fiton menjëherë ritëm dhe në minutën e 47-të Hajdari gjuan në drejtim të portës. Topi pengohet në dorën e Bizhytit dhe gjyqtari Ziri fare pranë aksionit akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë është kroati Bushiç që gjuan saktë dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. Pas këtij goli, kuqeblutë fitojnë qetësinë. Krijojnë edhe raste të tjera por për të mbërritur tek goli i dytë duhej të prisnin deri në minutën e 78-të. Kruja ka hyrë në zonë, pason tek Bardulla, topi shkon në drejtim të portës dhe Bushiç me një intuitë të fortë e ndjek atë duke i ndërruar drejtim, drejtpërdrejtë në rrjetë. Në minutën e 88-të Hajdari del i vetëm përballë portierit Spaho, e dërgon topin mbi të por ai kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Përfundimisht 2-0. Kuqeblutë e Agim Canajt kanë tani 21 pikë dhe në vendin e pestë, ndërsa lushnjarët e Banos mbetet me 18 pikë, në vendin e dhjetë.

 Ankohet Flamurtari: “Na mohuan dy penallti në Krujë”

 Kastrioti dhe Flamurtari ndanë nga një pikë mes tyre pasi sfida e Krujës përfundoi me rrjeta të paprekura, por ishin drejtuesit e klubit vlonjat, ata që pretenduan për dy penallti të mohuara. Edhe pse një ndeshje pa gola, kronika është e pasur me raste.

Flamurtarit, por tentativat e vendasve si ajo e minutës së 48 e gjejnë të përgatitur portierin Xhelilaj. Në fund të fraksionit të parë Arbri i Flamurtarit pësoi një dëmtim të rëndë, që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë. Edhe fillimi i pjesës së dytë është i kujdesshëm për të dyja skuadrat, ndërsa rastin më flagrant e ka Arbër Abiliaj në minutën e 65, me sulmuesin vlonjat që përballë Ilion Likës arrin ta tundë rrjetën, por atë të jashtme. Në të 76 vlonjatët kërkojnë 11-metërsh, pas pengimit të Brunild Pepës në zonë, por për Kridens Metën nuk ka ndërhyrje të parregullt të portierit Lika. Flamurtari shpërdoron disa mundësi të njëpasnjëshme në fund të këtij takimi dhe detyrohet të kthehet nga Kruja me vetëm një pikë. Kastrioti nuk i largohet dot fundit të renditjes. Trajneri Gjoka pas ndeshjes tha: “Më vjen që nuk fituam dot. Kemi pasur dy tri raste por mendoj se me këtë gjykim nuk ke çfarë bën më shumë. Jam I bindur se mund të fitonim nëse gjykimi do ishte real. Për mua ishin dy penallti, dhe besoj për shumë të tjerë. Por dhe në gjëra të vogla gjyqtari ishte me dy standarde. Ne në janar? Do qëndrojmë të gjithë dhe do shpëtojmë të jeni të bindur për këtë. Ankthi në këtë kampionat nuk ka fund”.