“Ligjin” e bën bashkëshortja, Guardiola drejt “divorcit” me Sitin

440
Sigal

Sezoni i katërt në krye të Mançester Sitit mund të jetë i fundit për Pep Guardiolën, pavarësisht se spanjolli është nën kontratë deri në 2021.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, ekziston një klauzolë në kontratën e Pep Guardiolës që mund ta lirojë përpara kohe. Zërat që flasin për një largim të mundshëm nga “qytetarët” po shtohen gjithnjë e më shumë.

Fakt është që familja e tij nuk ndihet komode në Mançester, aq sa bashkëshortja e tij sëbashku më vajzën e vogël janë rikthyer në Spanjë.

Gjithnjë sipas “Mirror”, e ardhmja e Guardiolës mund të jetë sërish në Mynih, një ekip që Pep e dashuron, ndërsa Bayern do ta mirëpriste sërish krahëhapur, fundja janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.

Nuk përjashtohet as opsioni nga Seria A, gjithnjë nëse Sarri nuk arrin të mbijetoj në stolin e Juves.