Liga e Kombeve, Keni Daglish: Skocia duhet ta kalojë Shqipërinë

153
Një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit skocez, Keni daglish, dje ka folur në mediet sportive skoceze, duke iu referuar edhe ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Skocia është në një grup me Shqipërinë. “Skocia duhet të përfundojë e para në këtë grup. Nuk do të jetë e thjeshtë, dhe nuk po tregoj mungesë respekti ndaj Shqipërisë dhe Izraelit, pasi në tre-katër vitet e fundit kanë pasur edhe suksese. Por, nëse nuk përfundojmë të parët në këtë grup, atëherë njerëzit do të shohin situatën dhe do të fillojnë të pyesin pse, dhe askush prej tyre nuk e dëshiron një gjë të tillë”, kështu ka deklaruar dje tha legjenda e futbollit skocez, Keni Daglish.