Sigal

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të katërt të Ligës së Kombeve, ku spikati ndeshja më e rëndësishme e ditës së djeshme mes Francës dhe Gjermanisë. Kampionët e Botës u imponuan mbi rivalët e tyre duke fituar me rezultatin 2-1.

Në fillim ishin gjermanët të cilët kaluan në avantash falë një penalltie të Kros në minutën e 14. Gjermanët nuk e ulin ritmin dhe kanë dy mundësi të mira me Ëerner dhe Ginter por të dy tregohen të pasaktë ndërkohë që duhet t’i kishin shfrytëzuar më mirë ato mundësi të mira. Franca nuk ishte në nivelin e duhur në pjesën e parë por ndryshon mentalitet pas pushimit. Ishte Mbappe i pari që rrezikoi portën e Neuer, por goditja e tij ishte qendrore. Në minutën e 62’ erdhi goli i barazimit nga Antoine Griezmann i cili lëshon një goditje të pandalshme me kokë nga brenda zonës. Ndeshja në pjesën e dytë është më e barabartë teksa të dyja skuadra kanë mundësitë e tyre për të shënuar. Por janë vendasit ata që arrijnë të shënojnë përsëri. shte një faull i dyshimtë brenda zonës i shkaktuar nga Hummels ndaj Matuidi, por kjo nuk do t’i interesojë shumë Francës, me Griezmann që nuk fal nga pika e bardhë. Në minutat e mbetura Franca arriti të menaxhojë mirë rezultatin duke marrë një fitore të rëndësishme.

Ky rezultat konfirmoi dhe një herë se Franca mbetet ekipi për tu mundur, pasi blutë kryesojnë grupin e tyre në Ligën e Kombeve, me 7 pikë në 3 ndeshje. Humbja e radhës për Gjermaninë, zhyt ata në një krizë të thellë. Humbja me Francën vjen pas asaj disfate me Holandën para disa ditësh me rezultatin, 3-0, teksa përfaqësuesja gjermane nuk e ka marrë veten pas katastrofës në botërorin e Rusisë, ku u eliminuan që në fazën e grupeve. Momentalisht Gjermania mban vendin e fundit në grupin 1 të ligës A me 1pikë në 3 ndeshje.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, vetëm tre ditë pasi mori  një humbje turpëruese në shtëpi ndaj Gjibraltarit, Armenia i dha një leksion futbolli Maqedonisë duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në Yerevan. Armenët mbajtën gjallë shpresat për vendin e parë në grupin 4 të Ligës D pasi tashmë kanë 6 pikë, 3 më pak se Maqedonia që gjithsesi dy ndeshjet e radhës do t’i ketë ndaj 2 kundërshtarëve më të dobët të grupit.  Në sfidën tjetër të luajtur më herët mes Kazakistanit dhe Andorrës e vlefshme për grupin 1, triumfuan vendasit me rezultatin e thellë 4-0. Ndërkohë Uellsi është rikthyer te fitorja duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 falë golit të Ëilson. Skuadra e Giggs është ngjitur në vend të parë me një ndeshje më shumë se Danimarka, ndërsa Irlanda mbetet në fund të grupit 4 të League B. Ukraina ka marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje teksa ka mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 1-0. Të besuarit e Shevchenkos kryesojnë grupin 1 të League B. Në grupin 3 të League C, Norvegjia ngjitet në krye pasi mposhti Bullgarinë 1-0,ndërsa Qipro dhe Sllovenia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1. Ky është një nga grupet më të fortë të Ligës së Kombeve.