Liga e Kampioneve- Zidane: Tani nuk mendojmë për finalen…

444
“Finalja eshte ne Cardiff, por me pare jane eliminatoret, ku te gjithe jane te forte, por edhe mund te ndodhen ne veshtiresi. E kemi nisur fort kete kompeticion e mund te themi se ndeshja e te merkures do te jete e veshtire”.
Keshtu eshte shprehur trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ne nje konference shtypi para ndeshjes se te merkures me Napolin ne fushen e vet.
“Benzema eshte mire, e shoh mire, te koncentruar e te karikuar”, theksoi Zidane. “Me gjithe respektin qe kam per Maradonen, te cilin e kam admiruar kur isha 14 vjec dhe per mua eshte nje nder me te miret, u shpreh tekniku francez, ndaj Napolit duhet te fitojme te merkuren. Te shohim se cfare do te beje Maradona per futbollin, por tashme ai nuk luan neser. Me mire keshtu. Ne kemi armet tona per te luajtur nje ndeshje te mire. Vetem dy gola ne Champions per Ronaldo? Eshte e cuditshme. Por, ky nuk eshte problem, une nuk preokupohem”.
Sigal