Liga e Kampioneve zbardh 16 ekipet e “raundit të vdekjes”

414
Sigal

 Çelsi e dorëzoi kurorën e kampionit në fuqi të Europës. Kualifikohet Juventus dhe Gallatasaraj

 Më përfundimin e ndeshjeve të ditës së gjashtë të fazës së grupeve, Liga e Kampioneve njohu të 16 kundërshtarët e një të tetave, ose të njohur ndryshe si “raundi i vdekjes”, pasi skuadrat do të përballen në një sfidë të dyfishtë me eliminim direkt. Kështu, pas Portos, Paris Sën Zhermenit (grupi A); Shalkes dhe Arsenalit (grupi B), Malagës dhe Milanit (grupi C); Borusias Dortmund dhe Real Madrid (grupi D), Bajernit dhe Valencias (grupi F), u zbardhën dhe gjashtë skuadrat e tjera të kualifikuara në grupet E, G dhe H: përkatësisht, Shahktari dhe Juventusi, Barcelona dhe Sëlltiku, Mançester Junaitid dhe Gallatasaraji. Aventurën në Ligën e Europës do ta vazhdojnë Dinamo e Kievit, Olimpiakos, Zenit St. Petërsburgu, Ajaksi i Amsterdamit, BATE Borisovi, Benfika, Kluzhi. Çelsi e dorëzoi kurorën e kampionit në fuqi të Europës, edhe pse fitoi me rezultatin tenistik 6-1 me modestët nga Danimarka, Nordsjaellend. Fitorja e thellë e londinezeve u bë e pavlefshme nga suksesi i plotë i Juventusit kundër Shakhtar Donteskut (1-0) në Ukrainë. Bajerni i Munihut mori vendin e parë në gripin F, pasi mposhti me rezultatin e bindshëm 4-1 bjellorusët e BATE Borisovit. Por, për këtë grup Valencia triumfoi 1-0 më Lilën në Francë. Në grupin G, Barcelona barazoi pa gola me Benfikën, ndërkohë që në garën në distancë, midis Benfikës dhe Sëlltikut (të dyja kishin nga 7 pikë para fillimit të ndeshjeve të ditës së gjashtë), e fituar doli Sëlltiku. Skocezët fituan 2-1 me Spartakun e Moskës. Me Mançester Junaitid të kualifikuar qysh më parë, beteja ishte e tëra midis rumunëve të Kluzhit dhe turqve të Gallatasarajit. I fituar doli Gallatasaraji, i cili kishte bilanc më të mirë direkt me Kluzhin, pasi të dyja e përfunduan në kuotën e 10 pikëve. Kluzh fitoi në Mançester kundër “fëmijëve” të Aleks Fergusonit, dhe po me fitore e mbylli edhe skuadra nga Stambolli kundër portugezëve të Bragës. Gjithsesi, aventura europiane vazhdoi për Kluzhin, pasi do të luajë në Ligën e Europës.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Grupi A

Paris Sën Zhermen

Porto

Grupi B

Shalke

Arsenal

Grupi C

Malaga

Milan

Grupi C

Borusia Dortmund

Real Madrid

Grupi E

Shahktar

Juventus

Grupi F

Bajerni i Munihut

Valencia

Grupi G

Barcelona

Sëlltiku

Grupi H

Mançester Junaitid

Gallatasaraji