Liga e Kampioneve/ Shorti i vendos Hysaj kundër Balotelit

473
Shorti për fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve ka sjellë edhe të veçanta. Goglat përcaktuan dhjetë çiftet prej të cilave do të dalin dhjetë skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në fazën e grupeve. Napoli ku luan shkodrani Elseid Hysajt, do të ketë një sfidë delikate për t’u kualifikuar më tej, pasi shorti përcaktoi një përballje me francezët e Nisës, skuadra ku luan sulmuesi Mario Baloteli. Takimi i parë do të luhet në Itali. Olimpiakosi i Besnik Hasit është vënë përballë kampionëve të Kroacisë, Rijekës. Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit nuk ka pasur aspak fat në short, teksa ka marrë si kundërshtar spanjollët e Seviljas. Ndeshja e parë për ekipin e sulmuesit shqiptar do të luhet në shtëpi. Një çift mjaft interesant do të jetë edhe ai mes gjermanëve të Hofenhajmit dhe anglezëve të Liverpulit, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Gjermani.
LIGA E KAMPIONEVE
FAZA “PLAY-OFF”
Karabak (Azer)-Kopenhagë (Dan)
APOEL (Qip)-Sllavia P (Çeki)
Olimpiakos (Gre)-Rijeka (Kro)
Sëlltik (Sko)-Astana (Kaz)
Hapoel B.Sh (Izr)-Maribor (Sllo)
Bashakshehir (Tur)-Sevilja (Spa)
Jang Bojs (Zvi)-CSKA (Rusi)
Napoli (Ita)-Nisë (Fra)
Hofenhajm (Gjer)-Liverpul (Ang)
Sporting (Por)-Steaua (Rum)
Sigal