Liga e Kampionëve, Napoli i Hysajt dhe Olympiacos i Hasit kalojnë në grupe

707
Napoli ka kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Hysajt mposhti edhe në transfertë Nisën me rezultatin 2-0. Olimpiakosi i Besnik Hasit pas fitores në takimin e parë siguroi një tjetër sukses në transfertë përballë Rijekës. Në grupe u kualifikuan edhe Sevija, Selltiku dhe Maribori

Janë përcaktuar 5 skuadrat e para që kanë siguruar kalimin ën fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Napoli i Elseid Hysajt replikoi fitoren në “San Paolo” duke triumfuar me rezultatin 2-0 edhe në “Allianz Rivera” të Nicës. “Të kaltrit” ishin shumë më nglumues gjatë pjesës së parë duek shpërdoruar disa mundësi. Mentaliteti sulmuesi i italianëve u shpërblye në batutat fillestare të segmentit të dytë kur Callejon kaloi në epërsi skuadrës e Maurizio Sarrit efekt Spanjolli nuk e pati të vështirë të shtynte në rrjetë një asist idela të kapitenit Marek Hamsik. Me kualifikimin e siguruar napoletanët u shfaqën edhe më të qartë, Mertens tronditi shtyllën e majtë të Cardinales. Plotësisht dominuese skuadra italiane dhe 2 minuta nga fundi Insigne dyfishoi shifrat me një të djathtë të saktë. Një fitore që dëshmon se “të kaltrit” këtë sezon i kanë mundësitë të shkojnë përtej 1/8-ve.

Pjesë e Ligës së Kampionëve do të jetë edhe Besnik Hasit. Trajneri shqiptar që drejton Olimpiacosin e Pireut arriti të kualifikohej duke siguruar një tjetër fitore përballë kampionëve të Kroacisë, Rijekës. Suksesi 2-1 i sfidës së parë u përsërit nga një tjetër triumf kësaj here me shifrat 1-0. Golin vendimtar për ekipin grek e realizoi gjermani Marko Marin që u tregua i ftohtë i vetëm me portierin Sluga duke i dhuruar kualifikimin ekipit nga Athina.

Regjistroi shumë emocione sfida e “Ramon Sanchez” mes Sevillës dhe Istanbul Basaksehirit. Fitorja 2-1 e spanjollëve në takimin e parë për pak rezultoi e pamjaftueshme me ndeshjen e kthimit që përfundoi 2-2. Turqit ndezën duelin dhe shpresat e tyre duke kaluar në epërsi me holandezin Eljero Elia. Në pjesën e dytë Sevilla barazoi me Escuderon. Mbrojtësi i majtë dërgoi me kokë në rrjetë një harkim të Navas. Andaluzët gjetën avantazhin pak më vonë me Ben Yedder. Fantastik ën këtë rast ishte Nolito me teknikën dhe finesën e shfaqur përpara se ti servirte franko-tunizianit pasimin e fundit. Megjithatë Basakseihir nuk u dorëzua dhe 8 minuta nga fundi ekuilibroi takimin me anë të boshnjakut Edin Visca. Gjithsesi në mbyllje kualfikimi i takoi Sevillës.

Pati drithërima edhe për Celticun në Kazkaistan. Fitorja 5-0 në Skoci u duk se i kishte zgjidhur çështjet, por për një moment Astana arriti të vendoste në dyshim gjithçka duke shkuar në 4-1, gjithsesi Celticu mblodhi veten dhe realizoi 2 gola duke i dhënë fund cdo shprese dëshpëruese të kazakëve.

Në Champions League do të luaj edhe Maribori. Goli i shënuar nga Viler rezultoi vendimatr për sllovenët. Ndeshja e parë në Izrael ndaj Hapoel Beer Sheva kish përfunduar 2-1 për ekipin izraelit.
Sigal