Liga e kampionëve- Luhet supersfida PSG-Barca, Dortmundi kundër Benficës

410
Liga e Kampionëve do të rindezë sonte në mbrëmje dritat e skenës kryesore të futbollit europian për klube me dy takime mjaft tërheqëse të vlefshme për raundin e 1/8-ve.
Në “Parc de prince” do të zbresin në fushë PSG dhe Barcelona, dy nga klubet me më shumë yje në kontinentin e vjetër. Parizienët i afrohen këtj dueli të rëndësishëm pa shërbimet e kapitenit Thiago Silva i cili nuk është rekuperuar ende nga një dëmtin në pulpë, ndërkohë që i pezulluar është mesfushori Thiago Motta. Trajneri Unay Emery ka gjasa që të ulë në stol portierin 23 -vjeçar Alphonse Areola pas gabimeve të fundit në kampionat dhe të aktivizojë gjermanin Kevin Trapp. Vendin e Thiago Silvas me shumë mundësi do ta marrë 21-vjeçari Presnel Kimpembe. Në formalin 4-3-3 pritet që tekniku spanjoll të vendosë në mesfushë Verrattin, Rabiot dhe Matuidin, ndërsa në repartin e avancuar do të rreshtohen Di Maria, Edinson Cavani dhe njëri mes Draxler dhe Mouras.
Në kampin tjetër Aleix Vidal do të qëndrojë për 5 muaj jashtë pas frakturës së rëndë të pësuar në ndeshjen e kampionatit ndaj Alavesit, po ashtu i padisponueshëm është edhe Javier Macherano. Mbrojtja e katalanasve ka gjasa të përbëhet nga Roberto, Umtiti, Pique dhe Jordi Alba. Në mesfushë Luis Enrique do të përdorë Raktitic, Busuqets dhe Iniestën. Sulmi i frikshëm i azulgranëve do të jetë po ai, Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar. Në përballjet drejtpërdrejta gjatë kësaj periudhë Barca zotëron avantazhin, pasi ka fituar në 3 sfidat e fundit kundër parizenëve.
Një duel interesant pritet të jetë edhe ai i “Da Luzit” mes Benficës dhe Borusias së Dortmundit. Portugezët janë pa Zivkocic të skualifkuar dhe të dëmtuarit Grimaldo e Horta. Trajneri Rui Vitoria do t’ia besojë krahët e mesfushës Cervit dhe Salvios ndërsa sulmi i shqiponjave do të formohet nga Jonas dhe greku Mitroglu.
Tek Dortumdi ka disa probleme mungesash. Goetze, Bender e rode janë jashtë, teksa në dyshim është aktivizimi i Schmelzer dhe Lucas Pizcek. Tekniku Thomas Thucel nën modulin takti 4-1-4-1. Pritet të vendosë në mesfushë 4-en Pulisic, Dembele, Castro dhe Reus, me Aubameyang të avancuar në repartin sulmues. Skuadra gjermane prej 6 takimesh nuk humbet në Ligën e Kampionëve dhe vjen me petkun e favorites në këtë duel.
Sigal