Lewandowski ia bën të qartë Bayern Mynchen: Sezonin e ardhshëm nuk do luaj në Bundesligë

460
Sigal

Robert Lewnadowski, sulmuesi i Bayern Mynchen, me shumë mundësi nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e klubit gjerman. 29-vjeçari mësohet se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Bundesliga pasi është në kërkim të një eksperiencë të re.

Lajmin e bën të ditur prestigjiozja “Bild”, e cila sqaron se agjenti i polakut ia ka bërë të qartë planet e sulmuesit kampionëve të në fuqi.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit, ky i fundit shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Benzema tek Real Madrid. E nga ana tjetër edhe Bayern Munich ka shprehur interes për francezin e Real, e nuk përjashtohet edhe shkëmbim mes tyre.

Por përveçse spanjollëve të madridit, edhe Chelsea e PSG janë dy skuadra tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.