Lëvizja e papritur, Massimiliano Allegri drejt gjigantëve të Bundesligës

484
Sigal

Massimiliano Allegri duhet të kërkojë një skuadër të re, pasi është bërë e ditur se ai nuk do të jetë në krye të stolit të Juventus nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri italian do të mbetet pa skuadër pas disa viteve të suksesshme që kaloi me ‘Zonjën e vjetër’, duke mos pasur konkurrencë në Serie A.

‘Rai Sport’ dhe ‘Top Calcio’ raportojnë se Allegri mund të kaloj tek skuadra e Bayern Munich, për të ndjekur hapat e Giovanni Trapattoni dhe Carlo Ancelotti.

Në Gjermani ka kritika të mëdha për sezonin e Niko Kovac, i cili po konsiderohet i dështuar edhe pse ai ka fituar Bundesligan dhe luan në finale të Kupës së Gjermanisë.

Ka disa zëra që thonë se Allegri mund të shkëmbehet me Pochettinon, por në Itali shkruajnë edhe për interesimin e Romës.

Allegri ka ndarë rrugët me Juventus të premten, kështu që është akoma herët për të dhënë një përgjigje finale rreth të ardhmes së tij.