Lëviz bankina e parë e sezonit, Stavri Nica largohet nga Laçi

539
Pas tre ndeshjeve të para të Kategorisë Superiore, vjen largimi i parë i një trajneri. Dhe këtë herë, Stavri Nica bëhet i pari i këtij sezoni me bankinat e Superiores, i cili thotë “SOS” pas tre ndeshjeve në stolin e skuadrës kurbinase. Me 1 fitore dhe 2 humbje, durrsaku Nica nuk duroi më gjatë, dhe dje ka paraqitur largimin e tij nga skuadra e Laçit. “Ndoshta ishte largimi i duhur, puna nuk po ecte sipas parashikimeve. Në tre ndeshje vetëm tri pikë për Laçin, ndaj mendova se duhet të largohesha nga drejtimi i skuadrës, për t’ia lënë rrugën hapur dikujt tjetër që të përmirësojë situatën”, kjo ishte deklarata e djeshme që Nica dha për gazetën “Telegraf”, duke shprehur më pas besimin, se trajneri i ri do të sjellë ndryshimin te kjo skuadër. “Mendoj se duhet të ndryshojnë disa gjëra, të cilat nuk funksionuan gjatë drejtimit tim në këto tre javë kampionat”.
1 trajner
Për sezonin e ri 2017-2018 të Kategorisë Superiore, e cila ka luajtur tre javë, Stavri Nica është trajneri i parë që largohet
Trajnerët e Superiores 2017-2018 
Kukësi M. MilinkoviçKonf.
Skënderbeu I. Daja Konf.
Partizani M. Iuliano Konf.
Luftëtari D. Fernandez Konf.
Teuta G. Magani Konf.
Vllaznia A. Cungu Konf.
Laçi G. Mezani I ri
Flamurtari Sh. Duro Konf.
Kamza R. Ndreu Konf.
Lushnja A. Bano Konf.
Sigal