Levandovski legjendë, shënon 5 gola në 9 minuta ndaj Volfsburgut

453
Data 22 shtator përballë Volfsburgut do të mbetet gjatë në memorien e sulmuesit polak të Bayernit të Mynihut, Robert Levandovski pasi arriti që në 9 minuta të realizonte plot 5 gola, pasi hyri si zëvendësues në fushë në pjesën e dytë duke u futur në histori.
Levandovski i shënoi golat në minutat e 51, 52, 55, 57 dhe 60 duke bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Daniel Caligiuri në pjesën e parë.
Përmbysja spektakolare trondit rivalët në Bundesligë, ndërsa Bayern duket se po marshon drejt titullit të radhës, edhe pse është ende herët për të dalë në konkluzione. 
Sigal