Levandovski humb ndeshjen me Barçën, Arjen Roben mbyll sezonin

504
Problemet për Bayernin nuk kanë të sosur këtë edicion, pasi dëmtimet vazhdojnë. Në kulmin e edicionit, pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, Bayern nuk do të ketë Arjen Roben dhe Robert Levandovskin në gjysmëfinalet e UEFA Champions League ndaj Barcelonës.
Roben pësoi një tërheqje muskulore në pulpë dhe sezoni mund të konsiderohet i mbyllur, ndërsa sulmuesi polak ka pësuar një frakturë ne nofull dhe është e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e parë ndaj katalanasve. Sipas të gjitha gjasave do të mungojë edhe Alaba, teksa rikthimet e vetme janë të Riberisë dhe Shvainshtager.
Sigal