​Letra e lamtumirës e Lorik Canës

Lorik Cana me anë të një postimi në Facebook i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë në rrugëtimin e tij për këto vite në futboll

Ai ka falënderuar të gjithë, për dashurinë, respektin dhe forcën që i kanë dhënë për 14 vite në Kombëtaren shqiptare.

Cana me tifozët dhe skuadrën u përshëndet mbrëmë para ndeshjes me Italinë, në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mijë, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju ruajtë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve”, shkruan Cana.