Sigal

“Jeta të bën të përjetosh eksperienca që të rrisin, të maturojnë dhe të bëjnë më shumë racional dhe më pak instiktiv”. Leonardo Bonucci e ka komentuar në këtë mënyrë aventurën e tij profesionale te skuadra e Milanit e cila zgjati vetëm një vit, ndërkohë që tashmë është rikthyer prej 6 muajsh në ekipin bardhezi.

“E kam përjetuar shumë fortë eksperiencën e kaluar si brenda dhe jashtë fushës. Mund të them se jam bërë një njeri më i mirë, sigurisht i ndryshëm nga ai i kaluari. Bonucci në ato muaj kur ishte te Milani nuk ishte Bonucci. Gjithsesi e kaluara vlen pak, dhe tashmë më ka shërbyer për të qenë më i mirë. Ndaj duhet të shohim përpara dhe me besim për të fituar në sfidën e radhës në Romë sepse kampionati është i gjatë dhe i hapur.

Duhet të përgatitemi sa më mirë për në Champions. Ciro Immobile është një sulmues i madh, një bomber race. Duhet të jemi të vëmendshëm për të mos lejuar shumë hapësira. Higuain? Shpresoj që Gonzalo të kthehet në formë dhe i uroj më të mirën”, deklaroi Bonucci për Sky Sport.