Lëkundjet në “San Siro”, tifozët e Juventusit ndahen në dy grupe

453
Sigal

Edhe pse është garantuar siguri nga drejtuesit, lëkundja në unazën e tretë të stadiumit “San Siro” vijon të jetë shqetësuese për organizatorët, ndaj janë marrë masa shtesë që për sfidën e sotme ndaj Juventusit.

Sipas gazetës “La Stampa”, tifozëria bardhezi që do të udhëtojë në Milano për të ndjekur derbin e Italisë përballë Interit, nuk do të ulen të gjithë bashkë, por do të ndahen në dy tribuna të ndryshme, për efekt sigurie.

Gjithashtu raportohet se nga plani i masave, janë shitur rreth 2500 bileta më pak, që do të ulin kapacitetin e pjesëmarrësve dhe pritet të garantojnë siguri për tifozërinë e pranishme.

Lajmi i dhënë javën e kaluar, se gjatë sfidës Inter-Atalanta ishin ndjerë vibrime përtej normales në unazën e tretë, bëri xhiron e botës, por si Interi, ashtu edhe Milani, dolën me një deklaratë publike, ku njoftuan se pas analizimit të rastit nga inxhinierë të njohur, u konstatua se nuk ka asnjë rrezik.