Legjenda e United: Ramos do fitojë “Topin e Artë”

451
Sigal

Sergio Ramos do të triumfojë për “Topin e Artë” dhe “Juventus” për “Champions League”. Ky është mendimi i legjendës së “Manchester United”, Gary Neville, cili duke iu përgjigjur interesit të ndjekësve të tij në rrjetet sociale ka theksuar se mbrojtësi spanjoll meriton trofeun prestigjioz individual, i cili jepet më 3 dhjetor, teksa më datë 9 nëntor do të mbyllet votimi.

Sipas legjendës së “Manchester United”, Gary Neville, në përgjigje të disa komenteve që i kanë shkuar në adresën e “Twitter”, as Modriç, as Ronaldo dhe as Salah nuk e meritojnë të fitojnë “Topin e Artë”, pasi ai është i qartë kur thotë së ky çmim duhet t’i shkojë vetëm qendërmbrojtësit të “Real Madrid”, Sergio Ramos.

Legjenda e “Manchester United” është pyetur edhe se cili ekip do ta fitojë Champions League, dhe sipas Nevillë transferimi i Cristiano Ronaldos të “Juventus”, e ka bërë atë një skuadër të pathyeshme, e cila do të dominojë në këtë kompeticion, por jo vetëm.