Legjenda e futbollit Maradona mbush 55 vjeç

444
Më 30 Tetor të vitit 1960 në një lagje periferike të Buenos Aires në Argjentinë lindi një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Maradona, që sot mbush 55 vjeç.
Sulmuesi e nisi karrierën me të rinjtë për të vazhduar te Boca Juniors. Aftësitë e tij në zotërimin e topit, driblimet dhe gjuajtjet e sakta bënë që trajneri i kombëtares argjentinase, Cesar Luis Menotti ta ftonte në moshën 16-vjeçare.
Në vitin 1986 me skuadrën kombëtare të Argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione bote.
Në vitin 1989, Maradona me Napolin fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 kampionë të Italisë.
Në karrierën e tij Diego Maradona ka luajtur me Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla, Newell’s Old Boys dhe në fund e mbylli te Boca Juniors. 
Sigal