Lazio mund Udinezen, mediat italiane ngrenë në “qiell” Thomas Strakoshën

647
Lazio fiton ndeshjen e prapambetur të Serisë A kundër Udinese-s. Skuadra kryeqytetase ka triumfuar me shifrat 3-0. Goli i parë erdhi pas një autogoli të Samir, ndërsa Nani dyfishoi shifrat për Lazio-n në pjesën e dytë, në minutën e 47-të. Anderson vulosi suksesin me golin e shënuar në minutën e 87-të.
Por vlerësimet nuk munguan as për portierin shqiptar Thomas Strakosha i cili u vlerësua me notën 7.5
“Lazio po shënon shumë, dhe elozhet për sulmin e ekipit janë të merituara. Por ky djalosh 22-vjeçar, për të cilin nuk flitet ende shumë, po bën një sezon të mrekullueshëm. Të shumta janë pritjet e tij në momente decizive të ndeshjes, si për shembull sot, ndërkohë që skuadra ishte në avantazh 1-0. Por pritjet e Strakoshës ishin të mrekullueshme,” shkruajnë mediat italiane.
Sigal