Lavdia dhe historia e Kupës së Botës u përket uruguaianëve

820
Sigal

HISTORIA E KAMPIONATEVE BOTËRORË (1930-2014)

 Më 12 qershor nis rrugëtimin e tij Kampionati Botëror “Brazil 2014”, i 20-ti. Spektakli futbollistik në atdheun e sambës është i garantuar. Gazeta “Telegraf” bën një rikthim në kohë, duke sjellë historinë e 19 kampionateve, nga i pari, ai vitit 1930 në Uruguai dhe deri tek i fundit, ai Afrikës së Jugut në vitin 2010, me kampionët, yjet, të veçantat dhe kuriozitetet.

Uruguai 1930/ Amerikano-jugorët kanë nderin të zhvillojnë Kampionatin e Parë Botëror

Uruguai. 13 korrik 1930. Një datë historike për futbollin botëror. Është dita e përurimit të eventit më të madh futbollistik në planet. Dita e startit të Kampionatit të Parë Botëror. Nderi i takoi Uruguait. Vendit dy herë fitues të medaljeve të arta në futboll në dy olimpiadat e fundit. Kampionati u zhvillua nga 13-30 korrik 1930. Në botërorin e parë të futbollit në Uruguai marrin pjesë vetëm 13-të skuadra, nga të cilat 4 evropiane. Dhe janë nga ato më modestet; Franca, Rumania, Jugosllavia dhe Belgjika. Të mëdhenjtë e futbollit evropian si Italia, Spanja, Hungaria, Çekosllovakia, për të mos thënë Anglia, djepi i futbollit botëror, e shohin botërorin e parë të futbollit me përçmim. Mendojeni, janë nëntë ekipi nga Amerika Jugore! Vetëm katër europaine! Francë-Meksikë (4-1) është ndeshje me numër 1 në historinë e botërorëve. Pikërisht, më 13 korrik. Në Montevideo bën ftohtë. Dhe vetëm 4444 shikues! Tani duket si një shifër absurde! Franca dominon takimin. Lysien Loren shënon golin e parë në historinë e botërorëve dhe fiton takimin me rezultatin 4-1.

Uniformat e lojtarëve dhe atyre të gjyqtarëve sot mund të stonojnë, por atëherë, 84 vjet më parë ishte pikërisht ashtu. Futbollistë me të mbathura deri te gjuri, gjyqtarë të veshur me xhaketa, këmisha me kravatë e pantallona të gjata këto të bien në sy në botërorin e parë. Organizatorët dëshirojnë që në finale të arrijnë Uruguai e Argjentina si për të dëshmuar, mbi të gjitha, se të zotët e shtëpisë nuk janë më kot dy herë kampionë olimpikë. Dhe kështu ndodh. Çuditërisht Brazili mundet nga Jugosllavia e cila arrin në gjysmëfinale me Uruguain që e shpartallon 6 – 1. I njëjti rezultat përsëritet në gjysmëfinalen tjetër ku ndeshen Argjentina dhe ekipi i diletantëve të SHBA-ve të cilët kanë lënë pas Belgjikën dhe Paraguain. Finalja zhvillohet me 30 korrik në stadiumin “Centenario”, pikërisht ditën e festës së Pavarësisë së Uruguait. Publiku është njohës i rreptë i futbollit dhe kërkon shfaqje të bukur. Dy gjysmëfinalet e fituara me rezultate tenistike nga Uruguaj dhe Argjentina dëshmojnë për këtë. I lumturuar është edhe Zhyl Rimeja. Ndonëse me 13 skuadra të ardhurat nuk janë të pakta. Për të ndjekur ndeshjen kanë ardhur me anije në Montevideo edhe 10 mijë argjentinas të papërmbajtur, të gatshëm për çdo të papritur. Këtë e kupton më së miri gjyqtari belg Longenus që do të drejtojë këtë takim, i cili kërkon masa të rrepta nga policia, në radhë të parë për të siguruar jetën e tij.

Në klimë të tendosur Longenusi vërshëllen për fillimin e takimit. Pjesa e parë është e “markës” argjentinase ndonëse është Uruguai që realizon fillimisht me anë të Dorados. Po Peusele barazon dhe Stabile shënon golin e dytë. Uruguaianët mbeten të befasuar përballë mjeshtërisë së argjentinasve. Gjithçka do të zgjidhet në pjesën e dytë. Uragani i uruguaianëve është i pamëshirshëm. Andradi, Nazazi e Gestido shpartallojnë mbrojtjen kundërshtare. Nën një delir që nuk ka të sosur, shënojnë Sea, Iriarte e Kastro. Uruguai fiton 4-2 në prani të 68 mijë shikuesve! Për nder të kësaj fitoreje 30 korriku shpallet festë kombëtare e Uruguait. Kurse në Buenos Aires është ditë zije. Disa tifozë i vënë flakën ambasadës uruguaiane. Sidoqoftë të tërë shprehin një mendim të përbashkët: Botërori i parë ishte një sukses. Historia nisi të shkruhet pambarimisht.

Rezultatet

Grupi 1

Francë–Meksikë        4-1

Argjentinë-Francë     1–0

Kili–Meksikë            3–0

Kili–Francë         1–0

Argjentinë–Meksikë  6-0

Argjentinë–Kili         3-1

Jugosllavi–Brazil      2-1

Jugosllavi–Bolivi      4-0

Brazil–Bolivi             4–0

Rumani–Peru             3–1

Uruguaj–Peru            1–0

Uruguaj–Rumani              4–0

SHBA–Belgjikë        3-0

SHBA–Paraguai        3-0

Paraguai–Belgjikë     1-0

Gjysmëfinalet

Argjentinë–SHBA            6-1

Uruguaj–Jugosllavi   6-1

Finale

Uruguaj – Argjentina 4 – 2

Shënues: Dorado (U) ’12, Peusele (A) ’21, Stabile (A) ’37,  Sea (U) ’60, Iriarte (U) ’71, Kastro (U) ’81

Uruguaj: Beleteros, Nazazi, Maskeroni, Andrade, Fernandez, Gestido, Dorado, Skaron, Kastro, Sea, Iriartre

Argjentina: Bataso, Della, Torre, Paternoster, I. Evaristo, Monti, Suarez, Peusele, Ferreiro, M. Evaristo

Përbërja simbolike e Botërorit 1930

Javoviç (Jugosllav)-Nazazi (Uruguaj), Monti (Argjentinë), Ivkoviç (Jugollavi), Andrade (Uruguaj), Kastro (Uruguaj), Ferreiro (Argjentnas), Gestido (Uruguaj), Skarone (Uruguaj), Stabile (Argjentinë), Sea (Uruguaj)

Guilermo Stabile, “Këpuca e Artë”

Guilermo Stabile, i mbiquajtur “filtrator”, sepse di të depërtojë mirë fort midis mbrojtjes kundërshtare, është golashënuesi më i mirë i këtij botërori me 8 gola. Fitoi Kampionate të Amerikës së Jugut me Argjentinën në rolin e trajnerit. Stabile (17 janar 1905-26 dhjetor 1966) vdiq papritur nga një atak në zemër në moshën 61-vjeçare.

Yjet

Nazazi

Lindur më 1901 në Montevideo, kupton shpejt se me çdo lloj pune që të merret, nuk do të bëhet kurrë i pasur pa iu kushtuar futbollit. Pas ndeshjes vendimtare me Argjentinën, ishte Nazazi, kapiten i skuadrës, që do të ngjitej në shkallët e tribunës e të merrte nga Kupën e Botës duart e presidentit uruguaian.

Maskeroni

E nis karrierën në radhët e Olimpiadës e më pas të Penjarolit, dy skuadra të Montevideos. Më pas kalon në klubin Ambroziana-Inter të Milanos. Aktivizohet në dy sezone tek kjo skuadër e pastaj rrëmbehet nga Roma për shuma të mëdha. Maskeroni është ndër të nderuarit në e futbollit uruguaian.

Skarone

Në Lojërat Olimpike të viteve 1924, 1928 gjysmësulmuesi Skarone, ishte pa dyshim nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij, kampione olimpike. Dhe I tillë mbetet edhe gjatë ditëve të botërorit uruguaian kur mbushi 31 vjeç. Me të mbaruar Botërori, pranon menjëherë propozimin e Barcelonës të jetë në radhët e saj.

Andrade

Lindur më 1901 në Montevideo, që 16 vjeç bëhet futbollisti i njohur i Penjarolit e më 1924 e 1928 në Paris e Amsterdam vë dy herë në gjoks medaljet e kampionit olimpik. Pas Kampionatit botëror, ku shpallet futbollisti më i mirë, fiton tri kupa të Kampionatit Jugamerikan.

Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Xhaka e Mehmeti luajnë për Zvicrën. Januzaj me Belgjikën

Gjashtë shqiptarë në “Brazil 2014”

Edhe pse Kombëtarja shqiptare dështoi në misionin e saj, për të qenë midis 32 finalistëve të Kampionatin Botëror, gjashtë futbollistë me orgjinë shqiptare, por të natyralizuar si zviceranë apo belgë, do të jenë në Brazil. Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Otmar Hitzfeld, ka thirrur pesëshen shqiptarë të njohur në listën me 23 futbollistë që do të marrë me vete. Zvicra e arriti kualifikimin si e para e grupit E, ku bënte pjesë dhe Shqipëria. Për ironi të fatit, Xherdan Shaqiri na shënoi dy gola, një në Zvicër dhe një në Tiranë. Kështu, shqiptarët e thirrur janë dy mesfushorët e Napolit Valon Behrami e Blerim Xhemmaili, si dhe 22-vjeçari i Bajernit të Mynihut Xherdan Shaqiri. Listës i shtohen edhe sulmuesit e Bundesligës Admir Mehmeti i Frajburgut dhe Granit Xhaka i Borussia Munchengladbach. Për sa i përket emrave me origjinë shqiptare bie bë sy lënia jashtë listës e futbollistit të Fulham, Pajtim Kasami. Trajneri i kombëtares së Belgjikës Marc Vilmots shpërblen Adnan Januzajn me thirrjen në Botëror, diçka që pritej kjo pas zgjedhjes që bëri talenti kosovar për të luajtur me përfaqësuesen e djajve të kuq. Numri 1 stolit e përfshiu Januzajn në listën prej 23-futbollistëve që do të marrë në Brazil. Grumbullimi i  Januzaj mund të krijojë shumë pakënaqësi brenda përfaqësues së “djajve të kuq”, por pavarësisht kësaj Vilmots kurrsesi nuk mund të linte jashtë një lojtar që me fanellën e Mançester Junaitid në këtë sezon ka treguar se është një talent i vërtetë.

GRUPET E BOTËRORIT

Ndeshja hapëse: Brazil-Kroaci, 12 qershor 2014, ora 17:00

Grupi A

Brazili

Kroacia

Meksika

Kameruni

Grupi B

Spanja

Holanda

Kili

Australia

Grupi C

Kolumbia

Greqia

B. Fildishtë

Japonia

Grupi D

Uruguai

Kosta Rika

Anglia

Italia

Grupi E

Zvicra

Ekuadori

Franca

Hondurasi

Grupi F

Argjentina

Bosnja

Irani

Nigeria

Grupi G

Gjermania

Portugalia

Gana

SHBA

Grupi H

Belgjika

Algjeria

Rusia

Koreja e Jugut