Largohet Nica, kërkon rekordin me ndryshimin e bankinave!

554
Pas humbjes 2-3 me Luftëtarin, trajneri i Teutës, Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen. Por dje, në faqen zyrtare të Fk Teuta, është publikuar se dorëheqia e tij nuk është pranuar nga Presidenti Edmond Hasanbelliu. Ai e mori drejtimin e Teutës në fundin e vitit të kaluar. Dhe pasi e drejtoi atë në fazën përgatitore dimërore, në bankinë e drejtoi në 4 ndeshje zyrtare, 1 në Kupë dhe 3 në Kampionat. Vendim i çuditshëm ky i Nicës, që e mori menjëherë pas humbjes me Luftëtarin, por që i thotë “JO” Presidenti i klubit. Tre skuadra ka drejtuar brenda këtij sezoni Stavri Nica, Laçin në Kategorinë Superiore, Bylisin në Kategorinë e Parë dhe Teutën në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, Nica do ta vazhdojë rrugën e vështirë edhe në 17 javët e tjera të këtij edicioni.
Sigal