Sigal

Barcelona i ka humbur dy mesfushë startues nga sezoni e kaluar, Andres Iniestan dhe Paulinhon, të cilët u larguan nga klubi këtë verë.

Largimi i Iniestas ishte i ditur kohë më parë, pasi spanjolli kishte treguar se në fund të sezonit do t’i thoshe lamtumirë klubit ku e kaloi të gjithë karrierën e tij, para se të nënshkruante për klubin japonez, Vissel Kobe muaj më parë.

Më i papritur dhe goxha tronditës ishte largimi i Paulinhos, i cili vetëm pas një sezoni në “Camp Nou” të dielën edhe zyrtarisht u ribashkua me Guangzhou Evergrande.

Me Iniestan dhe Paulinhon zyrtarisht të larguar dhe Andre Gomesin dhe Rafinhan që më gjasë do të largohen, Barça ndien se ka nevojë të shtojë lojtarë në mesfushë.

Ylli i Chelseat, Willian, dhe ai i PSG-së, Adrien Rabiot, janë prioritet i Barcelonës për mesfushë, sipas të përditshmes katalonase “Mundo Deportivo”.