Largimi nga “La Liga”? Dëshira e Messi-t: Barcelona t’i bashkëngjitet kampionatit anglez

610
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka deklaruar se rajoni do të shpallë pavarësinë në ditët e ardhshme. Si rrjedhojë nëse kreu i “La Liga-s”, Javier Tebas, i qëndron asaj që ka deklaruar ditë më parë, atëherë largimi i Barcelonës nga kampionati spanjoll është i sigurtë.
Në media ditët e fundit është përfolur se i qëndron asaj që ka deklaruar ditë më parë, atëherë largimi i Barcelonës nga kampionati spanjoll është i sigurtë.
Në media ditët e fundit është përfolur se çfarë do të ndodhë me klubin që ka miliarda fansa në rrjetet sociale. Ka disa opsione por më i besueshmi është se Barcelona do të bëhet pjesë e një prej kampionateve të vendeve fqinje, si “Premier League”, “Seria A” apo “Ligue 1”.
Britanikja “Daily Star” zbulon dëshirën e yllit të klubit, Lionel Messi-t. Duke iu referuar disa miqve të ngushte të argjentinasit, mësohet se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” pëlqen ti bashkohet kampionatit anglez. Megjithatë, Messi më përpara do të preferonte qëndrim në “La Liga”, mirëpo nëse kjo nuk qëndron atëherë “Premier Liga” është zgjidhja e parë.
Sigal