Largimi i befasishëm i Zidan, reagon kapiteni Ramos: Ike kur ishe në majën më të lartë

613
Sigal

Zinedin Zidan në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot në mesditë lajmëroi largimin nga Real Madrid, duke befasuar jo vetëm tifozët e Real Madrid por edhe shumë futbolldashës në botë.

I pari nga futbollistët e Real Madrid që ka reaguar për largimin e Zizus është kapiteni Sergio Ramos, me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në ‘instagram’ 32-vjeçari ka shkruar:

“Si lojtar, e tani si trajner vendose të largohesh kur je në majën më të lartë. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Real Madrid”, shkruan Sergio Ramos.