Laporta: Pogba do të ishte përkryer për Barcën

485
Kandidati për President të Barcelonës, Joan Laporta, thotë se mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, do të ishte një përforcim “i përkryer” për skuadrën katalunase.
Biznesmeni ishte president i Barcës nga viti 2003 deri në vitin 2010 dhe tash kërkon të rikthehet në karrigen e dikurshme në zgjedhjet e radhës.
“Çdokush mendon se Pogba do të ishte i përkryer për Barcelonën”, ka thënë Laporta për Radio Catalunya transmeton Telegrafi.
“Do të ishte e shkëlqyeshme edhe për të luajë këtu. Unë kam raport të mirë me Raiolan (agjentin e Pogbas), që kur ne nënshkruam me Maxwell dhe Ibrahimovic”, ka shtuar ai.
Sigal