Lamtumira/ Vasillaq Zëri, fantazisti që futbollin e ktheu në art

662
Sigal

Futbolli përcjell në altar një nga personalitet më të shquar të tij

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, “Nderi i Futbollit Shqiptar” të lauruar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Vasillaq Zëri. Futbollisti i vitet 70-80 ishte një nga fantazistët më virtuozë të futbollit i vlerësuar dhe cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Së bashku me Pernaskën dhe Ballgjinin ata do të bënin një nga sulmet më spektakolarë të futbollit tonë në gjithë historinë e tij. Karriera e Zërit filloi në moshën të re kur për tri vite do vishte fanellën e “Shkëndijës” (1970-1973) dhe 21 vjeç do të bëhej një nga titullarët e Dinamos së famshme të viteve (73–84). Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. i paparashikueshëm. Një futbollist që e luante futbollin me plot art e fantazi. Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm. Një sosi i vërtetë i “Messit” për kohën.