Lamtumira e Lorik Canës, tifozët i kërkuan falje pse nuk ishin prezentë

553
Lorik Cana është shfaqur i emocionuar, në pritje për të shkelmuar topin e fundit të karrierës, para ndeshjes Shqipëri-Itali. “Më vjen keq që “Tifozët Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium, po ata janë pjesë e pandarë e Kombëtares. Unë lamtumirën nuk mund ta zgjasja kaq shumë”, ka thënë Cana për RTSH-në, ndërkohë që, gjatë nxemjes në fushë, të gjithë futbollistët tanë kishin të veshur fanellën me numrin 5 të Lorik Canës, me mbishkrimin Faleminderit Kapiten! Gjithë stadiumi brohoriti në kor ‘Cana, Cana”, duke e respektuar këtë legjendë të gjallë të Kombëtares sonë, me 93 ndeshje me fanellën kuqezi, si askush në histori. Lorik Cana e ka shkelmuar topin e fundit në karrierën e tij të gjatë. Lorik, fusha të pret ende!
Sigal