Lajmi i papritur, Salah te Real Madrid

526
Pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Liverpoolit për edicionin që po lëmë pas të votuar nga vetë tifozët, Mohamed Salah ka folur edhe për të ardhmen, duke e bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga “Anfield Road”.
Salah ia ka “mbyllur derën” Realit, duke thënë se është shumë i lumtur në “Anfield Road”.
“Jam shumë i lumtur këtu në Liverpool. Jam shumë i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Salah.
“Kemi dy ndeshje për këtë sezon, fillimisht të shtunën që është shumë e rëndësishme, e më pas do të mendojmë për finalen. Natyrisht që kam ambicie dhe e shoh të ardhmen me Liverpoolin. Siç e shikoni, kemi pasur një sezon mbresëlënës dhe tani jemi në finale të Champions League. Të gjithë jemi të emocionuar, rrugës për finale eliminuam ekipe të mëdha europiane si Manchester City e Roma”, shtoi ai.
Salah është gjithashtu kandidat për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premierligë, por edhe për “Topin e Artë” dhe “Këpucën e Artë”.
Sigal