Lajme të këqija për Barcelonën, 3 mungesa përballë PSV

519
Sigal

Pasi humbi kreun e renditjes në kampionatin spanjoll, Barcelona duhet t’i bëjë llogaritë me shumë mungesa për sfidën e së mërkurës në Champions kundër PSV Eindoven.

Ernesto Valverde ka marrë lajme të këqia nga stafi mjekësor, pas ekzaminimeve të lojtarëve të rëndësishëm si Luis Suarez, Artur dhe portieri Silisen.

Të tre këta lojtarë nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampioneve, por rrezikojnë seriozisht edhe ato të radhës në La Liga.

Këto mungesa i shtohen asaj të Rafinjës, që për shkak të një dëmtimi të rëndë ka mbyllur përpara kohe sezonin.

Gjithsesi, trajneri katalunjas ka edhe lajme të mira. Kutinjo dhe Rakitiç janë rikuperuar.
Sulmuesi brazilian dhe mesfushori kroat munguan në përballjen e fundit të kampionatit, ku Barcelona barazoi 1-1 në transfertën kundër Atletikos së Madridit dhe tani janë gati të zbresin në fushë për sfidën e së mërkurës në “Kamp Nou”, ku kampionët spanjollë kërkopjnë të kthehen te fitorja për të mbyllur matematikisht kualfikimin në raundin tjetër të Champions.