Lacio me fat në short, do ketë “betejë” në Londër

666
Është hedhur shorti për çerekfinalet e Europa League. Lacio e Thomas Strakoshës do të përballet me Salcburgun, skuadër që habiti në turin e shkuar, sepse eliminoi Borusian e Dortmundit, duke luajtur dy ndeshje të shkëlqyera. Arsenali ka qenë me fat këtë radhë, sepse pas Milanit përballet me CSKA-në e Moskës, rival i rrezikshëm, por jo më i forti në Europa League. Atletiko e Madridit do të luajë ‘derbin’ kundër Sportingut të Lisbonës, me madrilenët që nisen dukshëm favoritë. Sfidë shumë e ekuilibruar duket ajo mes Lajpcigut dhe Marsejës, dy skuadra që kanë shkëlqyer deri tani në Evropë, por që testi do të “zbardhet” në 180 minutat e ndeshjeve.
Ndeshjet- Turi 1/4
Takimet e para
Datë 5 prill 2018
Leipzig-Olimpik M
Arsenal-CSKA Moskë 
Atletiko B-Sporting
Lacio-Salzburg
Takimet e kthimit
Datë 15 prill 2018
Sigal