Lacio kualifikohet në Kupë dhe do luajë ndaj Napolit

223

Skuadra e Lacios, ashtu siç pritej, është kualifikuar pa shumë probleme në turin çerekfinal të Kupës së Italisë, një turne që është kthyer në shumë të rëndësishëm për bardhekaltrit të cilët thuajse në çdo edicion e shohin veten protagonistë. Ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi ka mundur sot me shifrat 4-0 Kremonezen për të kaluar në turin tjetër, ku do të vihet përballë Napolit në një përballje mjaft interesante.

Trajneri kishte lënë pushim Strakoshën, i cili ulej si rrallëherë në pankinë, ndërsa në fushë kishte vend që nga minuta e parë për Valon Berishën. Lacio dominoi me lehtësi ndaj skuadrës së Serisë B dhe nuk ishte aspak rastësi që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10 me anë të Patrik. Në të 26-n ishte më pas Parolo ai i cili shënoi golin e 2-0 duke bërë thuajse të mbyllur çështjen e kualifikimit.

Penalltia e Imobiles në pjesën e dytë dhe goli i Bastos në minutat e fundit vulosën një sukses 4-0 që dekretoi kalimn e turit për Lacion, që mund të mendojë e qetë për ndeshjen e fundjavës ndaj Sampdorias në kampionat.