Lacio kërkon Gashin, gati të paguajë 7 milion euro

455
Shkëlzen Gashi po vazhdon të lakohet gjithnjë e më shumë nga skuadra e Lacios.
Sipas “Romatoday.it” klubi i drejtur nga Pioli po përgatitet të forcojë repartin ofensiv dhe dy futbollistët që pëlqehen më shumë janë Gashi dhe Borini.
Emri i mesfushorit shqiptar nuk është i ri në ambientet e këtij klubi pasi prej kohësh Lacio ka shfaqur interes për të.
Për të marrë Borinin, Lacios do t’i duheshin 15 milion euro ndërsa me Gashin marrëveshja mund të mbyllej ndoshta edhe me gjysëm e kësaj shume. Priten zhvillike të reja gjatë ditëve në vazhdim.
Sigal