Lacio e Napoli humbasin ndeshjet, Hysaj nuk quhet fajtor

148
Në Serinë A, në kuadrin e javës së 28-të, janë luajtur vetëm tre ndeshje, të tria ditën e shtunë. Dhe kanë qenë Lacio e Napoli, dy skuadrat që kanë si titullarë dy shqiptarë, ato që kanë pësuar humbje zhgënjyese në fushat e tyre. Më parë, Lacio ku luan Tomas Strakosha në portë, ka humbur në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes. Strakosha ka bërë gjithçka gjatë gjithë takimit, por golin e Dibala-s nuk mundi ta ndalte. Ndërsa Napoli ka qenë një zhgënjim i madh ndaj Romës, ku Hysaj i ka shpëtuar kritikave në mediet italiane. Shkodrani nuk është cilësuar fajtor në asnjë nga 4 golat e pësuar në këtë sfidë, dhe në fund është vlerësuar me notën 5.5.