Laçi bën “lëmsh” Kampionatin, Partizani “dorëzon” armën e titullit

637
Nga Agron KAJA

KATEGORIA SUPERIORE/ U luajtën dje të gjitha ndeshjet e javës së 34-ët, Tirana drejt mbijetesës, Skënderbeu e Kukësi mbajnë kreun
Ndeshje interesante, në lojë e në rezultat, të tilla sfida prodhoi java e 34-ët e Kategorisë Superiore. Si rrallë në sezonet e fundit, nëntë nga dhjetë skuadra janë në ethet e synimeve të tyre, por më të “rënda” janë ato për kreun e fundin e renditjes. E duke e nisur pikërisht nga kreu, aty lufta ishte në tre skuadra, dhe kjo javë i ndau në dy. Sepse Kukësi fitoi 3-1 me Korabin dhe ndodhet përsëri në kreun e renditjes, e po kështu bëri Skënderbeu me Tiranën, por me më shumë dhimbje në këtë tri pikësh që erdhi nga këmbët e Salihit pas një penalltie të shënuar në minutën e 84-ët. Këtë nuk e bëri dot Partizani, i cili pas goditjes që morri një javë më parë në barazimin me Laçin, merr goditjen e dytë që mund të quajmë “Cnock daun” për Titullin Kampion. E dominoi tërësisht takimin, por nuk e kaloi pozitivisht sikundër pretendonte, ndërkohë që Flamurtari morri një pikë sigurie për të shpresuar mbijetesën në Superiore. Në minutën e 72-të, loja është ndërprerë për dy minuta për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozerisë në shkallët e stadiumit “Flamurtari”, ndërsa në në zonën e ftohtë e mbijetesës, veçohet Laçi, i cili fitoi pastër 3-0 me Vllazninë dhe bëri një hap provizor në renditje, duke e lënë Tiranën pas në renditje me një pikë. Por, duke parë edhe kalendarin e javës së 35-të ku Laçi do të luajë në Vlorë me Flamurtarin dhe Tirana pret Luftëtarin, mbijetesa edhe vihet në dyshim për Laçin, por edhe ka fije shprese. Vendimtare për Titullin Kampion në javën e 35-të do të jetë ndeshja Kukësi-Skënderbeu, ndërsa Partizani do të “shpëlahet” ndaj Korabit.
Kroati Pejiç “Këpuca e Artë” 2016-2017 
Është e treta herë që Pero Pejiç del kryegolashënues në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Deri tani në 34 javët e luajtura, Pejiç ka shënuar 26 gola, ndërkohë që më parë, sulmuesi kroat ka dalë golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Konkretisht, në sezonin 2013-2014 ka shënuar 20 gola dhe luante me Skënderbeun, ndërsa në sezonin 2014-2015, në përbërje të Kukësit ka shënuar 31 gola. Në total, kur mbeten ende dy javë për tu mbyllur ky kampionat, deri tani vetëm në ndeshjet e Kategorisë Superiore, Pejiç ka shënuar 77 gola.
KORABI-KUKËSI 1-3
Tre gola të Pejiç, Kukësi fiton dhe mban kreun
Duke qenë se dje u ndeshën ekstremet e renditjes, Kukësi ka fituar me përmbysje në sfidën ndaj Korabit. Më shumë ka qenë një ndeshje e lehtë në letër për kuksianët, ndërsa gjatë 90 minutave nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës. Sepse ishte Kaloshi i Korabit që në minutën e 7-të i shtang të gjithë, duke realizuar një gol shumë të bukur. Por dje ka qenë dita e kroatit Pero Pejiç, sa I përket shënimit të golave, pse jo, duke e quajtur këtë një tripletë “Pejiç”. 

Për ta bërë të pavlefshëm golin e Kaloshit shënuar në minutën e 8-të, Pejiç ka barazuar në minutën e 33-të, duke e mbyllur në barazim 45 minutëshin e parë. Në pjesën e dytë, pas një penalltie në minutën e 63-të, kroati shënoi golin e avantazhit, ndërsa e vulosi fitoren e Kukësit në 3-1 në minutën e 83-të. Një fitore kjo në ritmin e kreut të renditjes, edhe pse trajneri Gjoka në fundin e ndeshjes ka deklaruar se Kukësi e kishte vlerësuar maksimalisht.


LUFTËTARI-TEUTA 1-1
Akuzon Milinkoviç: Barazuan si “volejbollistë”!
Edhe duhet besuar që goli ishte një “dhuratë” e gjirokastritëve, por edhe nëse nuk besohet kështu, rëndësi ka që Teuta dje ka marrë një “pikë të Artë” për mbijetesën, teksa në përballjen me Luftëtarin ka barazuar 1-1. Dueli nuk kishte dhuruar një lojë mesatare dhe rastet për të shënuar nga të duja skuadrat ishin të pakta, duke dhënë imazhin e gabuar, pa llogaritjen deri në fund. Sepse pikërisht sfida është ndezur në minutat e fundit, fillimisht me penalltinë e realizuar nga Ramadani në minutën e 85-të takimit. U mendua se ky do të ishte rezultati që Luftëtarin e afronte më shumë me Evropën, dhe Teutës i “fuste” më shumë ethet e mbijetesës. Por, Bengal në minutën e 5-të shtesë (90+5’) ka barazuar rezultatin, gol që ka tensionuar situatën dhe vendasit kanë protestuar te gjyqtari, ndërsa më pas ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve të të dy ekipeve në tunel. Trajneri Milinkoviç e quan të parregullt, Magani fyhet nga tifozët.
LAÇI-VLLAZNIA 3-0
Laçi bën lëmsh Superiores, tripletë Vllaznisë
Duke qenë se skuadra e Laçit ndodhej në pozicione të vështira në fundin e renditjes, një fitore me Vllazninë e mbante atë në ritmin e mbijetesës më të sigurt. Dhe kështu ka ndodhur, pasi skuadra e drejtuar mjeshtërisht nga durrsaku Stavri Nica, ka arritur një fitore të pastër 3-0, duke i bërë “lëmsh” të gjitha llogaritë e skuadrave të tjera për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Suksesi i djeshëm ka qenë i merituar, ku goli me penallti i Vucajt në fundin e pjesës së parë ishte rrjedhojë e një loje sulmuese të vendasve. Më pas, Laçi e ka thelluar diferencën me Qaqin dhe Mensah në pjesën e dytë, përballë shkodranëve që nuk reagonin dhe dukeshin sikur ishin të dorëzuar. Trajneri Cungu i Vllaznisë, i cili dyshon te skuadra e tij: “Nuk është Vllaznia ime, ndryshoi një ditë para ndeshjes me Flamurtarin”.
Rezultatet-Java e 34-ët
Dje, 15 maj 2017 
Luftëtari-Teuta 1-1
Shënues: Ramadani (p) 85’/
Bengal 90+5’
Laçi-Vllaznia 3-0
Shënues: Vucaj 45’ (p), 
Qaqi 52’, Mansah 73’
Korabi-Kukësi 1-3
Shënues: E. Kaloshi 8’/ 
Pejiç 33’, 63’ (p), 83’ 
Skënderbeu-Tirana 1-0
Shënues: Salihi (p) 84’
Flamurtari-Partizani 1-1
Shënues: Telushi (p) 49′/
Ekuban 34′

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kukësi 34 72
3.Skënderbeu 34 71
2.Partizani 34 68
4.Luftëtari 34 41
5.Vllaznia 34 39
6.Teuta 34 37 
7.Flamurtari 34 36
8.Laçi 34 36
9.Tirana 34 35
10.Korabi 34 13
NDESHJET E MBETURA
Java e 35-të/ Datë 20.05.2017
Tirana-Luftëtari 17:00
Flamurtari-Laçi 17:00
Partizani-Korabi 17:00
Teuta-Vllaznia 17:00
Kukësi-Skënderbeu 17:00
Java e 36-të/ Datë 27.05.2017
Vllaznia-Tirana 17:00
Korabi-Flamurtari 17:00
Luftëtari-Kukësi 17:00
Laçi-Teuta 17:00
Skënderbeu-Partizani 17:00
KATEGORIA E PARË/ Dje është mbyllur “finalja” e mbijetesës, historia e topkëmbës “plagoset” në “Selman Stërmasi”

Sopoti ndëshkon Elbasanin, dy herë Kampionët e Superiores!
Pasditja e djeshme ka pasur festën Nr. 2, sa i përket futbollit të Kategorisë së Parë. Dhe këtë herë, festa nga Lushnja ka shkuar në Librazhd, pasi skuadra e Sopotit arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë, falë fitores së pastër 2-0 ndaj Elbasanit. Është një “dramë”, apo është realitet për skuadrën e Elbasanit që në historinë e saj ka fituar Titullin Kampion në Superiore, në sezonet 1983-1984 dhe 2005-2006; Kupën e Shqipërisë në sezonet 1974-1975 dhe 1991-1992; Superkupën e Shqipërisë në sezonin 1991-1992. Këtë e tregoi dje humbja e “finales” së mbijetesës ndaj Sopotit, e kështu zbret në Kategorinë e Dytë.
Kjo ndeshje që u luajt dje në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, tregoi se Sopoti i Librazhdit ishte më i denjë për synimin e mbijetesës, duke triumfuar me rezultatin 2-0, falë dy golave të shënuara nga Çota në minutën e 36-të dhe Mumajesi në minutën e 75-të.
Edhe pse Elbasanit në ketë sfidë i mjaftonte një barazim për t’i shpëtuar rënies, lojtarët e trajnerit Dosti kanë qenë të pafuqishëm duke e humbur ndeshjen. E tashmë, Kategoria e Parë ka edhe një “enigmë” të këtij sezoni për ta zgjidhur, e cila do të dalë nga çifti Kamza-Besëlidhja. Kjo ndeshje e planifikuar të luhej të premten në stadiumin e Kamzës, nuk u zhvillua me disa arsye, të cilat kanë kulmuar në Komisionin e Disiplinës në FSHF.
Ndeshjet-Java e 27-të
GRUPI A/ Play-off
E shtunë, 13 maj 2017
Shënkolli- Erzeni 3-3
Kamza-Besëlidhja 
(E papërcaktuar)
Burreli: Pushim
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kamza 25 39
2.Besëlidhja 25 39
3.Erzeni 25 26
4.Burreli 26 21
5.Shënkolli 25 16
GRUPI A/ Play-out
E shtunë, 13 maj, ora 17:00
Mamurrasi-Kastrioti 3-0
Iliria-Tërbuni 1-1
Besa: Pushim
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Iliria 26 20
2.Kastrioti 26 20
3.Besa 26 20 
4.Tërbuni 26 19
5.Mamurrasi 26 17
GRUPI B/ Play-off
E shtunë, 13 maj 2017
Shkumbin-Pogradeci 1-1
Të dielën, 14 maj 2017 
Lushnja-Bylis 1-0
Tomori: Pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Lushnja 26 41
2.Bylis 26 38
3.Pogradeci 26 24
4.Shkumbini 26 16
5.Tomori 26 15
GRUPI B/ Play-out
E shtunë, 13 maj 2017
Dinamo-Apolonia 1-3
Dje, 15 maj 2017
Sopoti-Elbasani 2-0
Turbina: Pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Apolonia 26 26
2.Turbina 26 22
3.Dinamo 26 19
4.Sopoti 26 17
5.Elbasani 26 15
FHSH/ Komisioni i Disiplinës “rrëzon” Besëlidhjen
Në mbledhjen e tij të djeshme, teksa sy e veshë ishin përqendruar në sfidat e Kategorisë Superiore dhe në atë të Kategorisë së Parë, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet e tij për gjithçka ka ndodhur në javën sportive që sapo kemi mbyllur. Ajo që pritej me shumë interes, ishte se çfarë vendimi do të merrej për ndeshjen e shtyrë Kamza-besëlidhja, për të cilën lezhjanët kërkonin tri pikët. KD-ja e ka rrëzuar kërkesën si të pabazuar në rregullore, e ndoshta pas ankimimit do të përcaktohet data e zhvillimit të ndeshjes play-off Grupi A, Kamza-Besëlidhja.
Përcaktohet finalja e Kategorisë së Dytë, babë e bir përballë
FSHF-ja, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë dje publike, ditën dhe orën kur do të luhet finalja e Kategorisë së Dytë, midis Egnatias dhe Naftëtarit, të cilat dolën të parat në dy grupet e kësaj kategorie për edicionin 2016-2017. Kjo ndeshje është përcaktuar të luhet të mërkurën, datë 17 maj 2017, ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, e cila luhet vetëm për të përcaktuar skuadrën kampione në Kategorinë e Dytë 2016-2017. Të dyja skuadrat në këtë finale të së mërkurës, Egnatia në Grupin A dhe Naftëtari në Grupin B, kanë edhe të përbashkëta: Naftëtarin e drejton Kristaq Mile, te Egnatia luan djali i tij Vangjeli.
Java e 35-të/ Datë 20.05.2017
Tirana-Luftëtari 17:00
Flamurtari-Laçi 17:00
Partizani-Korabi 17:00
Teuta-Vllaznia 17:00
Kukësi-Skënderbeu 17:00
Java e 36-të/ Datë 27.05.2017
Vllaznia-Tirana 17:00
Korabi-Flamurtari 17:00
Luftëtari-Kukësi 17:00
Laçi-Teuta 17:00
Skënderbeu-Partizani 17:00
GOLASHËNUESIT
26 gola: Pejiç (Kukësi)
15 gola: Ekuban (Partizani)
14 gola: Salihi (Skënderbeu)
11 gola: Latifi (Skënderbeu)
10 gola: Bushiç (Flamurtari)
9 gola: Shkodra (Flamurtari), Taku (Tirana) 
8 gola: Emini (Kukësi), Rexhinaldo, Bregu (Luftëtari), Xhejms (Skënderbeu)
7 gola: Batha (Partizani)
6 gola: El. Bakaj, Shtubina (Vllaznia)
5 gola: Edeh (Tirana)
4 gola: Alvesh, Telushi (Flamurtari), Mervell (Tirana), Çyrbja, Ribaj (Teuta), Hebaj (Vllaznia), Dvornekoviç (Kukësi)…..
PROGNOZAT
Për Titullin Kampion
Edhe 2 ndeshje=6 pikë
Java e 35-të/ 20 maj 2017
Kukësi-Skënderbeu 1X
Partizani-Korabi 1
Java e 36-të/ 27 maj 2017
Luftëtari-Kukësi 1X
Skënderbeu-Partizani 1
PËRFUNDIMI
Skënderbeu+6 pikë=75 pikë
Kukësi+5 pikë=74 pikë
Partizani+4 pikë=72 pikë
Për mbijetesë
Edhe 2 ndeshje=6 pikë
Java e 35-të/ 20 maj 2017
Flamurtari-Laçi 1
Tirana-Luftëtari 1
Java e 36-të/ 27 maj 2017
Korabi-Flamurtari 2
Laçi-Teuta 1X
Vllaznia-Tirana X2
PËRFUNDIMI
Flamurtari+6 pikë=41 pikë 
Tirana+4 pikë=39 pikë
Laçi+6 pikë=39 pikë
RREGULLORJA PËR RENDITJEN
Nëse në fundin e Kampionatit, dy ose më shumë skuadra kanë grumbulluar të njejtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke pasur parasysh këto kritere:
1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse.
2. Diferenca e golave të shënuar e pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse.
3. Diferenca e golave të shënuar e të pësuar gjatë Kampionatit.
4. Numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit.
5. Me short.
Sigal