Kuzhe: “Si humba 1.2 milionë dollarë në një natë të vetme”

640
Sigal

Ish-trajneri i Kombëtares “zbërthehet” për “Jutarnji List” në Kroaci: nga borxhet, te sëmundja e leucemisë

 “Jam i sëmurë me leucemi, dhe në spitalin e Zajçevës unë do t’i kaloj muajt e ardhshëm në trajtim mjekësor. Ka disa ditë që, unë jam diagnostikuar me një sëmundje shumë të rëndë, por unë do të shkoj në spital me kokën e ftohtë. Kalojmë në një gjë tjetër… Unë nuk di se, çfarë të them më shumë në lidhje më këtë temë. Kam përshtypjen se e gjithë bota është rreth meje, tani më duhet të njihem më sëmundjen më të vështirë që unë kam kaluar. Tani e kam kaluar shokun e fillimit dhe jam gati të përballoj të gjitha trajtimet që marrin të sëmurët rëndë”. Fjalët janë thënë të javën e kaluar, nga një prej trajnerëve më të mirë dhe më të respektuar të futbollit kroat, Josif Kuzhe (60 vjeç), pasi mjekët e spitalit Zajçeva, e diagnostikuan atë me leucemi akute. Një formë shumë e rëndë e një sëmundjen nuk është e vështirë të zbulohet kaq rastësisht. Vizitat e shumta mjekësore të realizuara, për shkak të problemeve me shëndetin, që u manifestuan veçanërisht shumë fort në shtator të vitit 2010, atëherë kur ai ishte trajneri i ekipit Kombëtar shqiptar të futbollit dhe kur ai ra pa ndjenja në dhomë hoteli të Tiranës (në fakt, në shtëpi), për shkak të një goditjeje cerebrale. Kuzhe kishte pasur deri atëherë një jetë shumë arrogante. Puna e stresuese e trajnerit në shumë kontinente, ia kishte shtuar dozën e adrenalinës, përfshirë dhe emocionet e ndeshjeve. Ka mundësi që, për shkak të vesit të lojës, e shoqëruar kjo edhe me talentin e madh për të trajnuar, ai nuk pushoi kurrë së qeni trajneri i klubeve thuajse nga e gjithë bota. Kanë qenë ekipe të botës “B” apo “C”, por ai ka mundur t’i bindë punëdhënësit e tij, në atë mënyrë që ai u transmetonte bindjen dhe ata ishin gati t’i huanin para për të rregulluar borxhet e tij në kazino. Prandaj, në vitin 2006, ai bleu një shtëpi me sipërfaqe 500 m2, me katër kate në Jurjevsjka të Zagrebit, që ai e kishte blerë për më shumë se 1.1 milionë marka gjermane, një vilë me dhoma të mëdha, me një pishinë, sauna dhe një sallë fitnesi në nëntokë. Dhe pikërisht, në vitin 2006, banka i kërkoi huanë prej 1.1 milionë franga zvicerane, që ai i kishte marrë për të “restauruar” borxhet që ai kishte vënie e basteve. Megjithatë, Kuzhe nuk kishte vetëm obligime nga mashtrimet, borxhet në disa miliona nga vënia e basteve, paratë e marrë hua nga miqtë e tij, menaxherët e futbollit, apo dhe bankat. Midis tyre janë menaxherë futbolli si Dino Pokrovaç, Sinisha Shosho, aktoret Nino Bule dhe Ivica Brico, tregtari i këpucëve Ivan Lozushiç, biznesmeni kontravesrs Dobrislav Rakiç. Kuzhe tregoi për mediat se, vetëm gjatë një nate të vetme në kazino, ai humbi 1.2 milionë dollarë, saktësisht shuma që do të merrte lojtari Mirko Hergoviça pas transferimi të të tij te japonezët e Gamba Osakës, atje ku ai ishte trajner. Historia e jetës dhe e shtëpisë së bollshme të Josip Kuzhesë, e mbushur plot me ngjarje, në fakt ishte atipike për lojtarët e dikurshëm dhe për trajnerët. Ai fliste katër gjuhë të huaja dhe kishte lexuar katër libra, kishte një fjalor të pasur dhe kjo e bënte atë të veçantë në skenën e futbollit. Ai nuk kishte shkuar kurrë për të dëgjuar muzikë popullore, ndërsa vendi i tij i preferuar në Zabreb ishte kafe “Gavella”, pranë teatrit, ku ai bisedonte me aktorët që ishin të lidhur me mikun e tij, Zllatko Viteza. “Është kjo arsye që unë e kam kaluar kohën me njerëzit që e adhuronin jetën e bohemit. Ne kemi përzier futbollin, pjesët teatrale, dhe pas një lojë të bukur kumari ne ishim gati të reagonim”, tha njëherë ai duke zbuluar se deri në çfarë pike ishte i tërhequr ai nga loja për të përballuar problemet. “Nuk më pëlqen të kërkoj ndihmë… Unë duhet ta përshtatesha në vetmi me kam qenë i ndarë nga kjo shoqëri. Dhe sot, unë shkoj te njerëzit e pakulturuar, të veshur në mënyrë të rëndomtë dhe e vetmja ndërmarrje që unë përfitoj nga familja. Është një revistë që unë njoh, ka disa miq që unë dëshiroj t’i shoh rregullisht…”. Kuzhe ka disa kohë që mendon, pasi kishte rënë në probleme të rënda financiare, pa ditur se ku do të përfundonte.

 De Biazi: “Valdet Rama, gati për Norvegjinë”

  Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, është i gatshëm të thërrasë mesfushorin Valdet Rama, duke filluar qysh nga ndeshja me Norvegjinë, më 22 mars. Lojtari i Valadolidit në La Liga të Spanjës është entuziast për mundësinë e thirrjes në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Trajneri i përfaqësueses, Xhani De Biazi i ka konfirmuar të dielën personalisht lojtarit në një takim të zhvilluar pas ndeshjes Valadolid–Atletico Madrid (0-3) se dëshiron ta ketë menjëherë në dispozicion, nëse do të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. De Biazi ishte në Spanjë, së bashku me shefin e Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Redi Jupi. Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi konfirmoi se, thirrja e 26-vjeçarit Rama për ndeshjen me Norvegjinë varet vetëm në formën fizike dhe atletike të lojtarit. “Nëse do të luajë diçka më tepër me klubin e tij, ai i ka të gjitha mundësitë për t’u thirrur në ndeshjen e muajit të ardhshëm kundër Norvegjisë. Unë do të vazhdoj ta ndjek Ramën”, – tha De Biazi.

 U-21

Sot, Shqipëri-Slloveni

 Kombëtarja U-17 do të luajë sot kundër Sllovenisë, një ndeshje miqësore kjo që do të zhvillohet në Kavajë. Më datë, 21 shkurt do të luajë sërish ndaj sllovenëve, por kësaj radhe në Krujë. Shqipëria U-17 e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, më 24 shkurt do të luajë në Kukës me homologen e saj nga Kosova.

  Futbollistët kosovarë do të luajnë si shqiptarë

 Duka krijon “Shqipërinë e Madhe”

  Të gjithë futbollistët kosovarë që, do të luajnë në kampionatet shqiptare nuk do të konsiderohen më lojtarë të huaj, siç konsideroheshin ata deri tani. Ky është një hap i madh përpara, ose thënë ndryshe me një metaforë ky është krijimi i “Shqipërisë së Madhe” të futbollit. Të paktën, për futbollin mund ta themi këtë, boll të shohësh statistikat sesa lojtarë kosovarë luajnë në ekipet kombëtare të gjitha niveleve.

 VENDIMI – Vendimi u morr në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv, ku dhe u miratua ndryshimi i rregullores së aktiviteteve të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. “U miratua ndryshimi në rregulloren e Aktivitetit Kombëtar, në të cilën u përcaktua qartë se të gjithë futbollistet me pasaporte nga Republika e Kosovës  do të luajnë në të gjitha nivelet e futbollit të Shqipërisë me të gjitha të drejtat e plota si lojtaret me pasaportë të Republikës së Shqipërisë”, – thuhej në komunikatën e FSHF-së. Në Kategorinë Superiore luajnë 11 futbollistë kosovarë si dhe dy shqiptarë nga Maqedonia (këtë do të vazhdojën të konsiderohen si të huaj). Sa për ilustrim, sulmuesi kosovar i Vllaznisë, Kastriot Rexha, shënoi golin fitues në ndeshjen kundër Kukësit. Klubi kuksian ka dy lojtarë titullarë: Yll Hoxhën dhe Besar Musollin. Një javë më parë, Tirana fitoi me Tomorin, falë një eurogoli të mesfushorit Mensur Limani.

 KOMBËTARET – Ekipet kombëtare shqiptare të gjitha niveleve kanë në gjirin e tyre lojtarë kosovarë, që luajnë kryesisht në Europë. Ia vlen të kujtojmë se, në Kombëtaren A, të drejtuar nga Xhani De Biazi, aktivizohen Lorik Cana (kapiteni i Shqipërisë), Samir Ujkani, Etrit Berisha, Armend Dallku, Mërgim Mavraj, Debatik Curri, Alban Meha, Burim Kukeli, Ahmed Januzi. Më parë kanë luajtur edhe Besnik Hasi, Arjan Beqaj, Besart Berisha, Mehmet Dragusha, Bekim Kastrati, Blerim Rustemi. Në planet e De Biazit janë Ilir Azemi  (luan në Gjermani) dhe Valdet Rama (luan në Spanjë), Në ndeshjen e fundit miqësore të Kombëtares U-21, ajo kundër Maqedonisë (në Laç), trajneri Skënder Gega pati në dispozicion shtatë lojtarë kosovarë, që luanin kryesisht në Europë. Po, kështu edhe U-19 i Foto Strakoshës ka në gjirin e tij lojtarë kosovarë, ku dallohet Evis Gavazaj. Trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, ka thirrur për miqësoren e sotme kundër Sllovenisë (luhet në Kavajë), dy talente kosovare që aktivizohen me Bajer Leverkuzenin.

  LOJTARËT KOSOVARË

 BESA

Bernard Berisha, Argjend Mustafa, Isa Eminhazeri

 KUKËSI

Yll Hoxha, Besar Musolli

 TEUTA

Leotrim Pajaziti, Vedat Muriqi, Martir Shala

 TIRANA

Mensur Limani

 VLLAZNIA

Ilir Nallbani, Kastriot Rexha

 FLAMURTARI

Nijaz Lena (shqiptar nga Maqedonia, 12 n, 2 g)

 LAÇI

Burhan Emurllahi (shqiptar nga Maqedonia, 13 n, 3 g)

 Në total: 11 lojtarë nga Kosova, 2 nga shqiptarët e Maqedonisë

 Ndeshjet e dyshimta në “sitën” e Komisionit të Etikës

 Komisioni i Etikës u krijua vitin e kaluar dhe struktura e tij u miratua në Asamblenë e zhvilluar në Shkodër (22 shkurt 2012). Shumë pak dihet nga puna e tij, por organizmi që drejtohet nga avokati i njohur Fatmir Braka do të raportojë në për veprimtarinë e tij gjatë një viti në Asamblenë e FSHF-së që do të zhvillohet më 28 shkurt, në Tiranë. Pak javë më parë, një raport i hollësishëm i “Sportradar” e vlerësonte Shqipërinë si vendin me futbollin më të korruptuar në botë, me 97 ndeshje të dyshuara, ndërsa disa muaj më parë, FIFA dhe UEFA kanë dërguar tre raporte të detajuara në lidhje me një listë të gjatë me ndeshjet nga Kategoria Superiore dhe ajo e Parë, për të cilat dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare kishin argumente të forta se ishin të trukuara. Ndeshja Flamurtari-Bylis (3-0), gjatë së cilës dy golat e fundit të vlonjatëve u shënuan në harkun e tri minutave, me mbrojtjen ballshiote që qëndroi thuajse statike, duke krijuar dyshime se, sjellja e lojtarëve të Bylisit ishte e qëllimshme.

 SAGA E TRAJNERËVE

Ikën Daja nga Besa, Dede vjen te Tirana

 Ilir Daja dha zyrtarisht dorëheqjen nga Besa, pas humbjes 1-0 me Tomorin në Berat, ndërkohë që Nevil Dede është ulur në stolin e Tiranës, duke zëvendësuar Alban Tafajin. Pas 15 javësh të Kategorisë Superiore, dy ekipet e vetme që nuk i kanë ndryshuar trajnerët janë Skënderbeu (Mirel Josa) dhe Kukësi (Armando Cungu). Kategoria Superiore gjatë 15 javëve të para ka parë 12 bankina skuadrash nga 14 që ka Kategoria Superiore, të cilat janë të ndryshuara apo të rindryshuara. Gjithsej në 15 javët e para janë regjistruar në protokollet e ndeshjeve 27 trajnerë për 14 skuadra. Rekordin e mban Laçi dhe Tirana, që deri tani kanë parë në bankinë katër trajnerë: Përparim Daiun, Stavri Nicën, Ylber Zanin dhe Ramadan Shehun (te Laçi) si dhe Hulian Rubio, Alban Tafaj, Artur Lekbello dhe Nevil Dede (te Tirana).

KATEGORIA SUPERIORE

SEZONI 2012-2013

LEVIZJET NË BANKINA

1. TIRANA

Hulian Rubio (java 1); Alban Tafaj (java 2-3); Artur Lekbello (nga java 4-8), Alban Tafaj (java 9-15), Nevil Dede (nga java 16)

2. LAÇI

Përparim Daiu (java 1); Stavri Nica (java 2-5), Ylber Zani (6-7), Ramadan Shehu (nga java 8-13), Stavri Nica (nga java 14)

3. FLAMURTARI

Shkëlqim Muça (java 1); Hulian Rubio (nga java 2-13), Ernest Gjoka (nga java 14)

4. TEUTA

Hasan Lika (java 1-2); Gentian Begeja (nga java 3-13), Gugash Magani (nga java 14)

5. KASTRIOTI

Artan Mërgjyshi (java 1-5), Shaban Dollaku (nga java 6)

6. LUFTËTARI

Nevil Dede (java 1-8), Edi Martini (nga java 9)

7. APOLONIA

Ernest Gjoka (java 1-8), Elidon Demiri (nga java 10)

8. TOMORI

Kristaq Mile (java 1-9), Madrid Muzhai (nga java 10)

9. SHKUMBINI

Gugash Magani (java 1-10), Kristaq Mile (nga java 11)

10. BYLIS

Agim Canaj (java 1-11), Naxho Shensoj (nga java 12).

11. VLLAZNIA

Shpëtim Duro (java 1-13), Artan Bushati (nga java 14)

12. BESA

Ilir Daja (java 1-15), pasuesi (?)

BANKINA TË PANDRYSHUARA

1. SKËNDERBEU

Mirel Josa

2. KUKËSI

Armando Cungu

  LIGA E KAMPIONEVE

Faza e 1/16-ve

Sot, 19 shkurt 2013

Porto-Malaga               20:45

Arsenal-Bajerni Munih      20:45

Nesër, 20 shkurt 2013

Gallatasaraj-Shalke        20:45

Milan -Barcelona           20:45

12 shkurt 2013

Sëlltik-Juventus                0-3

Valencia-PSG             1-2

13 shkurt 2013

Shahktar D.-B.Dortmund     2-2

Real Mad.-Mançester Jun.   1-1