Kur portieri është tifozi numër 1 i skuadrës, refuzon “Championsin” për të luajtur në “Seria B”

515
Sigal

Një histori e rrallë që po i befason të gjithë është ajo e portierit Vincenzo Fiorillo, i cili është pjesë e Pescara-s në “Seria B”. Ai ka refuzuar ofertën e Qarabag që sezonin e ardhshëm do të luajë në “Champions League” duke deklaruar: “Paratë nuk janë gjithçka”.

Në rrjetin social ‘instagram’ 28-vjeçari ka bërë një status që çdo tifoz skuadre do të dëshironte nga futbollistët e tij.

“Nuk i kam pëlqyer kurrë postime të tilla, por sot kam qenë i detyruar ta bëj një të tillë. Luftoj prej katër vitesh me këtë fanellë… duartrokitje, kritika, kundërshti. Kam humbur një finale në sekondat e fundit, kam fituar një kampionat, kam qenë protagonist në disa momente dhe kam kaluar disa momente m**i!

Por e kam respektuar gjithmonë këtë fanellë në të gjitha këto momente. Kam bërë disa deklarata të rëndësishme dhe zakonisht nuk flas sa për të folur. Kam vetëm një siguri dhe një ëndërr, madje dy: të kthehet në Serie A me këtë fanellë dhe të provojë veten nga fillimi në fund pa parë në sy askënd, siç kam bërë gjithmonë.

“Ndoshta një ditë mund të jem kapiten! Falënderoj Qarabag që është munduar të më bindë në të gjitha mënyrat. Por mendoj se paratë nuk janë gjithçka, kur gjithçka që më duhet është në këtë qytet, në këtë stadium”, ka shkruar Fiorillo.