Kur një gjerman shpallte Greqinë Kampione Europe

554
Fjala Gjermani kurrë më parë nuk ka qenë kaq jo popullore apo e urryer në Greqi. Kancelarja Merkel është armiku numër një e sigurt në vetvete se populli grek do të votojë “Po” dhe do të “priten” kokat e Tsipras e Varoufakis. Kjo është një provë force që po i largon dy popujt e të mendosh që 11 vite më parë gjermanët dhe grekët ishin shumë pranë. Kjo për meritë të një zotërie që quhet Otto Rehhagel dhe që më 4 korrik të vitit 2004 arriti të bënte mrekullinë dhe historinë e futbollit modern.
Greqia fitonte ndaj Portugalisë në shtëpinë e saj dhe shpallej kampione Europe. Kjo ishte një mrekulli e vërtetë për një Kombëtare futbolli që deri në atë kohë nuk ishte në gjendje të kalonte fazën e grupeve. Dhe falë një trajneri gjerman pa shumë yje Greqia e futbollit triumfoi. 
Sigal