Kuqezinjtë përfitojnë nga gafa e portierit të Andorrës, Sadiku e shtyn topin në rrjetë

459
Sigal

Shqipëria po luan ndeshjen e dytë në Grupin H eliminator të Euro 2020 në transfertë me Andorrën.

Sapo ka nisur takimi, madje që në sekondën e 24-t, kuqezinjtë godasin shtyllën me Uzunin.

Skuadra e rreshtuar në fushë nga Ervin Bulku luan mjaft mirë dhe në minutën e 21-të Armando Sadiku përfiton nga gabimi i portierit vendës dhe me portën bosh shënon golin e parë.