Kuqezinjtë e inaugurojnë me humbje stadiumin e ri, Franca fiton me lehtësi

530
Sigal

Shqipëria debuton me humbje në stadiumin e ri “Air Albania”. Kuqezinjtë janë mundur 0-2 nga kampionët e Botës të Francës, të cilët kanë dominuar ndeshjen.

Trajneri Reja i befasoi të gjithë në fillimin e ndeshje duke aktivizuar Qosen-n dhe duke lënë në stol Memushajn. Kuqezinjtë vuajtëns humë shpejtësinë e francezëve. “Gjelat” gjetën rrugën e rrjetës me pikën e yre më të fortë, që janë goditjet standarde. Në minutën e 7-të, Tolisso u harrua në zonë, duek arritur që të mposhtë portierin Berisha.

Shqipëria përpiqet që të reagojë, por vuan shumë në ndërtimin e aksioneve. Mbrojtja sërish gaboi në minutën e 31-të, duke i dhënë mundësinë Griezmann që të shënonte golin e dytë. Në pjesën e dyë, Reja hedh në fushë Roshin dhe Memushajn duke i dhënë një tjetër ritëmndeshjes.

Gjimshiti kishte një shans të artë në startin e fraksionit të dytë, poa ai nuk do të arrinte që ta devijonte topin në portë. Në krahun tjetër, Giroud shpërdoron dy mundësi shumë të mira me Giroud, i cili u ndal nga Berisha dhe më pas nga shtylla pingule. Deri në fundin e ndeshjes rezultati nuk do të ndryshonte, teksa “gjelat” e mbyllin në krye grupin tonë.

SHQIPËRI-FRANCË 0-2

78’ Memushaj nuk arrin të kalojë barrierën në goditjen e dënimit që ishte në një pozicion të favorshëm

72’ Oliver Giroud ka një tjetër shans të artë përballë Berishës, por këtë herë do të ndalej nga shtylla e djathtë pingule

60’ Kombinim i bukur mes Balajt dhe Manajt në zonë, por goditja e këtij të fundit ndalet nga mbrojtësi Lenglet

52’ Giroud del përballë Berishës, teksa portieri i kombëtares sonë e ndal me një pritje spektakolare

47’  Berat Gjimshiti dhe Hysaj nuk arrijnë që të shënojnë nga një distancë shumë e afër me portën

46’ Reja e nis me dy zëvendësimi. Dalin Lenjani dhe Qose, në fushë aktivizohen Roshi dhe Memushaj

39’ Pas një goditje nga këndi, Lenglet harrohet në zonën tonë, por për fatin tonë e dërgon topin jashtë kuadratit

31’ GOOL 0-2 Një tjetër gabim në mbrojtjen e kombëtares sonë, teksa Antonie Griezmann arrin që të përfitojë duke shënuar golin e dytë

28’ Kuqezinjtë këmbëngulin në zonën e francezëve me Dermakun, por pasimi i mbrojtësit në zonë me roveshatë nuk u shfrytëzua nga shokët e tij

17’ Kristi Qose provon me një pasim në zonë për Hysajn, por portieri Mandanda del mjaft mirë nga porta duke  zotëruar shumë shpejt topin

11’ Shqipëria kërkon të hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira

8’ GOOL 0-1 Pllakos heshtja në stadiumin tonë. Tolisso ka arritur q ëtë shënojë pas një goditje dënimi, duke e devijuar topin me kokë

7’ Franca sulmon rrezikshëm, por në dy raste Hysaj arrin që të mbyllë mjaft mirë aksionet e Mendy

1’ Ka nisur menjëherë me një rast për kuqezinjtë tanë, që nuk arritën të përfitonin nga një hezitim i mbrojtjes franceze

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj.

Franca: Mandanda, Kimpembe, Varane, Lenglet, Griezman, Giroud, Tolisso, Sissoko, Ben Yedder, Dubois, Mendy.