Kupa e Shqipërisë në not premton rekorde e spektakël

559
Sigal

Nesër në “Akuadrom”-in e Tiranës starton “Kupa e Shqipërisë 2014” e organizuar nga Federata e Notit

Federata Shqiptare e Notit do të organizojë Kupën e Shqipërisë 2014, aktivitet që do të zhvillohet në datat 29-30 korrik 2014. Veprimtaria e dytë më e rëndësishme kombëtare, pas Kampionatit Kombëtar, do te zhvillohet pranë kompleksit te pishinave “AKUADROM”, në pishinën e hapur 50-metërshe me 8 korsi. Ashtu, siç është bërë traditë në aktivitetet e fundit, rekordet e spektakli ka shoqëruar Kupën e Shqipërisë.

PJESËMARRJA

Sipas informacioneve nga FSHN-ja, Kupa e Shqipërisë 2014 u rezervohet notarëve të teseruar në ekipet e federuar pranë Federatës Shqiptare te Notit. Ashtu siç është bërë traditë edhe gjatë viteve të fundit, në këtë veprimtari mund te marrin pjesë sportistë nga Federata e Notit e Kosovës si edhe sportiste te federatave anëtare të LEN (Federata Europiane e Notit) dhe FINA (Federata Botërore e Notit), por pa të drejtë kualifikimi.

Matja e garave do të jetë manuale, nga trupa e gjyqtareve, e akredituar pranë FSHN-së. Sipas FSHN-së, për reklamime eventuale nga ana e personave të ngarkuar nga ana e ekipeve, të cilët me pare duhen të jene të akredituar pranë federatës, komunikimi behet vetëm me kryegjyqtarin e veprimtarisë, i cili i merr vendimet konform rregulloreve të miratuara të FSHN-së. Për çdo gare ekipet do të përfaqësohen vetëm nga tre notare, te cilët regjistrohen në Federatën Shqiptare të Notit dhe nuk mund të ndërrohen apo të zëvendësohen me të tjerë pasi ka përfunduar mbledhja e Komisionit Teknik. Notarë të tjerë të ekipeve mund te marrin pjese vetëm jashtë gare dhe rezultatet e tyre nuk konsiderohen në klasifikimin ekipor. Çdo notar mund të zhvilloje deri në 4 gara individuale dhe 3 ekipore.

ÇMIMET

Notaret do te vlerësohen për klasifikimin ekipor duke u bazuar ne normat e te rriturve, sipas pikëzimit që vijon: 10 pikë – vendi i parë; 8 pikë – vendi i dytë; 6 pikë – vendi i tretë; 5 pikë – vendi i katërt; 4 pikë vendi i pestë; 3 pikë – vendi i gjashtë; 2 pike vendi i shtatë dhe 1 pikë për vendin e tetë. Do të bëhet klasifikimi ekipor, do të jepen titujt e kampionit dhe vendeve të nderit, të dyte e të tretë. Për notarin dhe notaren me të mire të veprimtarisë, do të jepet kupa e notarit me te mire, bazuar në shumën e pikëve FINA që secili notar do të mbledhë në katër garat individuale, në të cilat ai do të marrë  pjese. Në klasifikimin përfundimtar individual, vendi i dytë dhe i tretë do të nderohet me medalje. Për çdo garë fituesit e tre vendeve të para do të nderohen me diplomën përkatëse, ku do të pasqyrohet rezultati i arritur. Në përfundim të takimit do të bëhen vlerësimet e veprimtarisë dhe do të ndahen çmimet për notarë dhe ekipe, për garat e zhvilluara, ku do te marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit e takimit, notarë, trajnerë gjyqtarëve, etj..

ORARI I GARAVE

Garat do të zhvillohen më datë 29 e 30 korrik 2014, sipas këtyre orareve

PARADITE

09:00-10:00     Nxehje

10:00-12:30     Garat

MBASDITE

16:00-17:00     Nxehje

17:00-19:00     Garat

PIKËZIMI

10 pikë    vendi i parë

8 pikë     vendi i dytë

6 pikë     vendi i tretë

5 pikë     vendi i katËrt

4 pikë     vendi i pestë

3 pikë     vendi i gjashtë

2 pikë     vendi i shtatë

1 pikë     vendi i tete

Rekorde në edicionin e kaluar

 Edicioni i kaluar i Kupës së Shqipërisë u zhvilluar në datat 17-18 korrik 2013. Në aktivitet u vendosën disa rekorde, Sidni Hoxha, në garën e 200 metrave stil i lirë me kohën 1’56″57; Anxhela Kashari në garën e 100 metrave stil i lirë me kohën 1’02″67 dhe notari i Tiranës, Binald Mahmuti, në 400 metra katërnotim për moshën deri në 14 vjeç me 5’09″84. Binald Mahmuti vendosi rekord në 1500 metra stil i lirë deri 14 vjeç, me kohën e re 19’03″. Ndërkohë Donato Dervishi theu rekord kombëtar në 200 metra bretkosë për të rritur, me kohën e re 2’38″80. Te meshkujt u konstatua një rivalitet i fortë mes TDS-së me Aidi Qyqjan e Sidni Hoxhën dhe Tiranës me Franc Aleksi, Donato Devishi, Binald Mahmuti dhe Kristi Xhaferri. Ndërkohë, në konkurrimin e femrave pati një shpërndarje, me dy fitueset e TDS-së, dy të Teuta Sëimming, dy të Tiranës, një të Traditës, një të Ëilsonit dhe stafetën e fituar nga Te Stela në 4×100 metra. Për meshkuj, vendin e parë ekipor e zuri Tirana me 283 pikë, ndërsa sportisti më i mirë: Eduard Cane (Tirana) 2116 pikë FINA. Për femra, vendin i parë ekipor e zuri Te Stela me 146 pikë, ndërsa sportistja më e mirë: Anxhela Kashari (TDS) 2233 pikë FINA.

Rezultatet e edicionit

të kaluar të

Kupës së Shqipërisë

MESHKUJ

Aidi Qyqja (TDS) 100 m delfin 1’02″11

Donato Dervishi (Tirana) 50 m bretkosë 32″50

Binald Mahmuti (Tirana) 400 m katërnotim 5’09″84

Kristi Xhaferri (Tirana) 50 m shpinë 31″42

Sidni Hoxha (TDS) 50 metra delfin 25″48

Aidi Qyqja (TDS) 200 m katërnotim 2’25″16

Franc Aleksi (Tirana) 400 m stil i lirë 4’32″02

TDS 4×100 m stil i lirë 3’47″72

Sidni Hoxha (TDS) 200 m stil i lirë 1’56″57

Kristi Xhaferri (Tirana) 200 m shpinë 2’35″52

Sidni Hoxha (TDS) 100 m stil i lirë 52″30

Franc Aleksi (Tirana) 1500 m stil i lirë 18’03″28

Donato Dervishi (Tirana) 200 m bretkosë 2’38″80

TDS 4×100 m e përzier 4’16″01

Sidni Hoxha (TDS) 50 m stil i lirë 23″70

Andi Mara (Tirana) 200 m delfin 2’27″31

Kristi Xhaferri (Tirana) 100 m shpinë 1’10″62

Donato Dervishi (Tirana) 100 m bretkosë 1’10″97

TDS 4×200 m stil i lirë 8’33″70

Vendi i parë, ekipor: Tirana 283 pikë

Sportisti më i mirë: Eduard Cane (Tirana) 2116 pikë FINA

FEMRA

Kejt Mustafaraj (Ëilson) 50 m bretkosë 38″19

Anxhela Kashari (TDS) 100 m stil i lirë 1’02″67

Diana Basho (Tirana) 400 m katërnotim 6’14″71

Klea Konoplevia (Teuta S.) 800 m stil i lirë 10’23″71

Anxhela Kashari (TDS) 50 metra stil i lirë 28″22

Kerolajn Kola (Tradita) 200 m shpinë 2’44″61

Diana Basho (Tirana) 200 m katërnotim 2’58″21

Klea Konoplevia (Teuta S.) 200 m stil i lirë 2’21″53

Te Stela 4×100 m stil i lirë 5’21″72

Rashel Demko (Te Stela) 100 m delfin 1’15″03

Klea Konoplevia (Teuta S.) 400 m stil i lirë 5’09″09

Patricia Cani (Partizani) 200 m bretkosë 2’56″40

Anxhela Kashari (TDS) 50 m delfin 30″47

Klea Konoplevia (Teuta S.) 100 m shpinë 1’15″30

Te Stela 4×200 m stil i lirë 10’58″97

Patricia Cani (Partizani) 50 m shpinë 34″39

Kejt Mustafaraj (Ëilson) 100 m bretkosë 1’26″39

Vendi i parë, ekipor: Te Stela 146 pikë

Sportistja më e mirë: Anxhela Kashari (TDS) 2233 pikë FINA