Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Flamurtari i pamëshirshëm, kualifikohen Luftëtari, Laçi dhe Partizani

677
Luftëtari ka arritur të kualifikohet në turin pasardhës edhe pse në ndeshjen e parë përballë Bylisit kishte humbur me rezultatin 2-1. Gjirokastritët kanë përfituar nga mosparaqitja e ballshiotëve sot, ç’ka do të sjellë që të marrin fitoren 3-0 në tavolinë. Sipas klubit të Bylisit shkak është bërë autobusi i cili ka pësuar një avari gjatë rrugës për në Gjirokastër.
Skuadra tjetër e kualifikuar në Grupin B është Laçi i cili kalon për më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Kurbinasit janë mundur sot me shifrat minimale 0-1 në shtëpi, por rezultati i ndeshjes së parë, 1-3,ka bërë që ata të kalojnë në turin tjetër. Goli i vetëm i takimit nga lushnjarët pati për autor Byzhytin në minutën e 78-t.
Flamurtari nuk ka treguar aspak mëshirë duke mundur edhe në përballjen e dytë Turbinën me rezultatin e thellë 5-2. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro në ndeshjen e parë në transfertë triumfoi më shifrat 1-6, duke bërë që ta kaloi këtë tur me rezultatin e përgjithshëm 11-3.
Edhe Partizani nuk e ka diskutuar kalimin e turit përballë Pogradaecit. Të kuqtë të cilët patën fituar 0-1 në transfertë në ndeshjen e parë, sot, i janë imponuar pogradecarëve me shifrat e thella 3-0 në takimin e luajtur në Kamëz.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme

Luftëtari – Bylis (Bylis nuk është paraqitur)

Partizani 3-0 Pogradeci ( Fili 55′, Progni 71′, Batha 75′)

Laçi 0-1 Lushnja (Byzhiti 78′)

Flamurtari 5-2 Turbina (Toungura 25′, Liçaj 32′, Diamanti 59′, Tushi 64′, Muçollari 73′ / Sallaku 42′, Sollaku 92′)

Rezultatet e ndeshjeve të para

Bylis – Luftëtari 2
Kolgega 14′, Murataj 22′ / Ramadani 85′

Lushnja – Laçi 1-3
Pepa 70′ / Xhixha 26′, 30′, Bushi 67′

Turbina – Flamurtari 1-6
Dollani 60′ / Liçaj 17′ (11-m), Kamara 30′, Toungara 30′, 85′, Hyseni 73′, Hoxhaj 80′ (11-m)

Pogradeci – Partizani 0-1
Sukaj 85’
Sigal