KUPA E KONFEDERATAVE/ Portugali-Kili, edhe sfida e “sherrxhinjëve

104
Sot do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, e cila po i luan ndeshjet e saj në Rusi. Dy çiftet janë: Portugali-Kili dhe Gjermani-Meksikë, por mes tyre ka edhe një te veçantë, kur kujtojmë çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, Reali Madrid-Bajern Mynih, të cilën e arbitroi hungarezi Kasai. Gjatë ndeshjes, Vidal është përplasur me Ronaldon, dhe vetë mesfushori kilian, ka folur në konferencën për shtyp dje, ku më shumë se sa për ndeshjen, ka folur për Kristiano Ronaldon, duke lëshuar fraza të forta kundër tij. “Ai është veç një mendjemadh, për mua nuk ekziston. I kam thënë shokut tim të skuadrës, Kimish, se Kili e Gjermania do të përballen sërish në finale”.
Ndeshjet gjysmëfinale
Datë 28 qershor 2017 
1.Portugali-Kili 20:00
Datë 29 qershor 2017 
2.Gjermani-Meksikë 20:00