KUPA E KONFEDERATAVE/ Gjermania luan “tenis” me Meksikën, meriton finalen

511
Do të kemi një finale të Kupës së Konfederatave, me një gjeografi të largët, Amerika e Jugut-Europë, por me futboll të përafërt. Sepse Kili-Gjermani është çifti final që do të luhet në mbrëmjen e datës 2 korrik, pasi Gjermani dje nuk e kishte të vështirë fitoren me meksikanët. Vetëm dy minuta ju nevojitën Goretzkës (6’ dhe 8’), për të realizuar një dopietë, e cila i dha sinjalin Meksikës se, finalja është “hipotekuar” edhe nga këmbët e tij. Me një pjesë të parë ku gjermanët më shumë “eksploruan” kundërshtarët, fitorja 2-0 ishte siguri për 45 minutat e tjera, në të cilat, Vermer në minutën e 59-të e vulosi fitoren e patërt të Gjermanisë, e cila si Kampione e Botës, dje tregoi se është ende e tillë, edhe pse trajneri Joakim Lëv në këtë turne botëror e ka freskuar shumë skuadrën gjermane. Goli i Fabian të Meksikës në minutën e 98-të, nuk e lëkundi fitoren e gjermanëve, sepse nw minutwn e parw shtesw, Younes shwnoi golin e katwrt, dhe Gjermania tashmë finaliste, kundër Kilit.
Ndeshjet gjysmëfinale
Datë 28 qershor 2017 
1.Portugali-Kili 0-0 
Me penallti: Kalon Kili
Dje, datë 29 qershor 2017 
2.Gjermani-Meksikë 3-0
Ndeshja vendi i tretë
Datë 2 korrik 2017 
Portugali- Meksikë 15:00
Ndeshja finale
Datë 2 korrik 2017 
Kili-Gjermani 20:00
Sigal